Luhatja e temperaturave prej mesit të gushtit dhe prezenca e Covid-19, kombinuar me virozat në qarkullim kanë rritur ndjeshëm sëmundshërinë te të vegjlit.
Sipas mjekëve, një pjesë e fëmijëve që paraqiten në qendra Shëndetësore me shenja virozat rezultojnë të jenë prekur nga koronavirusi.
“E prisnim këtë fluks në shtator-tetor, por këtë vit na ka ardhur pak më parë”, vijon mjekja.
Për të ndihmuar me parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gripit dhe të sëmundjeve të tjera ngjitëse, SIGAL UNIQA Group Austria solli shërbimin novativ “TeleShëndet”, i cili ju mundësin të këshilloheni me doktorin tuaj nga rehatia e shtratit apo divanit në shtëpinë tuaj, përmes celularit dhe pa patur nevojë të shkoni dhe të prisni rradhën në klinika apo spitale.
“TeleShëndet” ju mundëson gjithashtu shmangjen e kontaktit me persona të tjera duke ulur kështu rrezikun nga infektimet.
Prej muajsh tashmë klientët e SIGAL UNIQA kanë mjekun 24 orë me vete, në çdo ditë të vitit, madje edhe kur ndodhen jashtë Shqipërisë, ndërsa shkarkimet e aplikacionit në celulare android apo iPhone rriten dita-ditës.
Pse të gjithë duhet ta kemi “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA?
Ky shërbim mundëson:
- Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
- Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
- Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
- Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
- Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
- Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
- Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;
Përfitimet:
– Check up
– Vizitë te okulisti
– Vizitë te dentisti
– Dërgim ilaçesh në shtëpi
– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL
– Mental coach, 1 seancë falas
Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.
“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.
Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.
Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.
Sa kushton shërbimi “TeleShëndet”?
PAKETA INDIVIDUALE – 5,000 Lekë në vit
PAKETA FAMILJARE – 10,000 Lekë në vit