13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjeografia e Sigurimeve 2021/ Primet për frymë sipas prefekturave

Gjeografia e Sigurimeve 2021/ Primet për frymë sipas prefekturave

Gjeografia e Sigurimeve 2021, publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

 

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 60.50% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2021, Durrësi me 7.39%, Fieri 4.98%, Shkodra 4.63% dhe Korça 4.47%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 14-vjeçare.

Primet për Sigurimet e Jo-Jetës sipas qarqeve

Primet për Sigurimet e Jetës sipas qarqeve

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2021 ky tregues është rreth 6,887 lekë për frymë, me një rritje rreth 1,023 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 12,660 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 6,227 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,879 lekë për frymë, Vlora me 4,624 lekë për frymë dhe Shkodra me 4,614 lekë për frymë.

LEXO PUBLIKIMIN E PLOTË DUKE KLIKUAR KËTU 

Nuk duhet harruar që, vendi i Bashkimit Europian me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi është Rumania me 120 euro në vit, ndërsa mesatarja europiane vlerësohet në më shumë se 2 mijë euro për frymë në vit.

Sa i përket SHBA dhe Zvicrës, primi mesatar për frymë arrin në rreth 7 mijë euro në vit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat