Një kamarier shqiptar në një prej restoranteve të Tiranës është kthyer në heroin e jetës së një turistje spanjolle.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si një kamarier i një restoranti në Tiranë i shpëton jetën një klienteje, turiste nga Spanja.
Kamarieri kreu atë që quhet “Manovra Heimlich” ku dy duart bëhen grusht dhe vendosen poshtë kraharorit të personit të mbytur, në pjesën e stomakut. Më pas viktima ngrihet peshë duke shtyrë grushtin në drejtim të kraharorit.
Ajo ishte duke u mbytur pasi i ngeli ushqimi në fyt duke drekuar dhe kamarieri ka ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar.
Problemet shëndetësore ne udhëtim janë nga më të ndryshmet dhe shumica janë totalisht të papritura si rasti i sipërpërmendur. SIGAL UNIQA Group Austria ka menduar për këto të papritura paraprakisht, duke sjellë në treg produktin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
Me blerjen e këtij produkti, ju mbuloni financiarisht shpenzimet e ndonjë emergjence të mundshme shëndetësore jashtë vendit.
ÇFARË MBULON KY SIGURACION:
– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Anullim Udhëtimi
– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
– Emergjencat dentare
Fatmirësisht, për pak sekonda, klientja filloi të ndihej mirë dhe e falenderoi kamarierin.
Video nga JOQ Albania: