Lufta në Ukrainë dhe pasojat që ajo ka sjellë, si inflacioni i lartë apo mungesa e disa produkteve, kanë bërë që pandemia e koronavirusit të “harrohet” paksa. Por, kjo nuk do të thotë që COVID-19 është zhdukur. Përkundrazi, infeksionet vijojnë dhe variante të reja vazhdojnë të shfaqen.
Është folur shumë që kur rastet u përhapën në të gjithë botën se cilat janë simptomat më të zakonshme të koronavirusit. Ato madje janë ngatërruar me ato të shkaktuara nga një grip i zakonshëm.
Për këtë arsye, ka studime të shumta që hetojnë të gjitha simptomat e COVID-19 për të zbuluar sa më shumë raste dhe për të trajtuar shpejt shpërthimet e mundshme të infeksionit. Për këtë arsye, është thelbësore të njihen simptomat që prodhon koronavirusi.
Një studim i publikuar në “Zoe Covid”, një kompani britanike e dedikuar për hetimin dhe përhapjen e koronavirusit, vë në dukje dy simptoma që zakonisht kanë të prekurit nga COVID.
Eksperti i njohur thekson se nëse një individ zgjohet me dhimbje fyti dhe lodhje, pavarësisht se ka fjetur mjaftueshëm, ka indikacione të qarta se ai është infektuar me COVID.
“Aktualisht ka dy herë më shumë raste të COVID sesa ka ftohje të zakonshme. Raporti nuk ka qenë kurrë kaq i lartë. Simptomat janë shumë të ngjashme, kështu që është më mirë të supozohet se është COVID”, thotë ai.
LEXO EDHE: Viroza dhe Covid, fluks pacientësh në QSUT/ Avantazhet e shërbimit “TeleShëndet”