12.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet45% të aseteve, raporti i AMF për 6-mujorin: Shqiptarët i besojnë Fondit...

45% të aseteve, raporti i AMF për 6-mujorin: Shqiptarët i besojnë Fondit SIGAL pensionin privat

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi mesditën e sotëm raportim mbi ecurinë e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2022.

Sipas raportit, gjatë periudhës në fjalë, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare tregon një total asetesh neto prej  5,126.94 milionë lekë (43.04 milionë euro) dhe me një rritje prej 542.40 milionë lekë (11.83%) krahasuar fundvitin 2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2022 rezultoi 35,700 anëtarë duke shënuar një rritje prej  6.34 % krahasuar me 31.12.2021.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 45% të totalit, i ndjekur nga tre fondet e tjera që operojnë në treg.

Sipas AMF, nga rreth 5.1 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, mbi 2.3 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve  

 

LEXO EDHE: Si të paguani më pak taksa duke investuar për pension pranë Fondit SIGAL

Përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?

Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private

Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.

Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

  • Përcaktoni vetë nivelin e pensionit që doni të merrni duke llogaritur online KËTU
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Nga rrjeti mjekësor SIGAL te sigurimi KASKO i makinës/ Përfitimet e anëtarëve të rinj të Fondit SIGAL                            

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat