16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet60-vjetori i Muzeut të Pavarësisë, Orkestra SIGAL UNIQA koncert në Vlorë

60-vjetori i Muzeut të Pavarësisë, Orkestra SIGAL UNIQA koncert në Vlorë

Me rastin e 60 Vjetorit të krijmit të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, ditën e djeshme në Pallatin e Kulturës “Labëria”, Vlorë u mbajt një koncert nga Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Me një ndërthyrje mes muzikës klasike botërore dhe këngëve patriotike shqiptare Orkestra mori duartrokitjet e publikut të pranishëm.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale ndaj Komunitetit dhe nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria, në vitin 2009 ngriti Klubin e Artit dhe Kulturës.

Kjo e fundit ka shërbyer për promovimin e shumë artistëve të rinj dhe të afirmuar në fushën e letërsisë, muzikës dhe arteve pamore.
Në Klubin e Artit janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.

Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA është një vend që mbledh artet në një dhe ju jep mundësinë e kalimit të orëve sa çlodhëse aq edhe informuese mbi veprat e njohura të artistëve shqiptarë dhe të huaj.

Që prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë, e dirigjuar nga Mjeshtri i Madh Ermir Dizdari.

SIGAL UNIQA beson fort se muzika rikthen shpresën dhe shëron shpirtrat e plagosur, ndaj pas koncertit të sotëm, Orkestra e Harqeve SIGAL UNIQA do ndalet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jo vetëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat