13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë e besuara nga qytetarët dhe kompania që paguan më shumë dëme...

Më e besuara nga qytetarët dhe kompania që paguan më shumë dëme / “Aksidentet dhe Shëndeti”, SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi ditën e sotme ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2022.

Siç ju kemi bërë me dije edhe në shkrimet e mëparshme SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet në krye të tregut, si për hapësirën që ze mes kompanive të tjera që operojnë ashtu edhe për dëmet e paguara te klientët.

LEXO EDHE: Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

Një ndër klasat e sigurimit ku duket qartë besimi i qytetarëve ndaj SIGAL është edhe Sigurimi “Aksidentet dhe Shëndet”.

Sipas asaj që raporton AMF, SIGAL UNIQA ze thuajse gjysmën e tregut me 49%, 7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe afro 30% më shumë se kompania që rënditet e dyta.

Nëse në janar-shtator 2021 SIGAL UNIQA numëronte 380,979 prime bruto, në janar-shtator 2022 numëron 521,604 çka tregon besimin në rritje të qytetarëve ndaj kësaj kompanie.

 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë.

Me rreth 52%, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group” le shumë mbrapa 7 kompanitë e tjera që operojnë në këtë treg.

Në shifra konkrete, në janar-shtator 2021 SIGAL paguante 217,663,000 Lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti ka paguar afërsisht 250 milionë Lekë dëme.

Profesionalizimi i punonjësve, përgjegjshmëria përballë klientëve, pagesa e drejtëpërdrejtë e dëmeve dhe produktet e herëpashershme novatore, të cilat lehtësojnë jetën e klientëve, kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

LEXO EDHE: 15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat