19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet5 miliardë njerëz përdorin rrjetet sociale, Facebook mbetet në krye

5 miliardë njerëz përdorin rrjetet sociale, Facebook mbetet në krye

Rrjetet sociale arrijnë të popullohen nga mbi 5 miliardë përdorues.

Pra, rreth 60 % e popullsisë globale prej mbi 8 miliardësh ka akses në rrjetet sociale.

Statistikat janë kryer nga një bashkëpunim mes një kompanisë së monitorimit “Meltwater dhe agjencisë “We Are Social”.

Sipas studimit në krahasim me vitin e kaluar, numri i profileve është rritur 5.6% dhe Facebook, që para disa ditësh mbushi edhe 20 vjet nga krijimi, është rrjeti social me numrin më të lartë të regjistrimeve, 2.19 miliardë.

Ndiqet nga Instagram, gjithashtu i kompanisë Meta me 1.65 miliardë dhe më pas TikTok me 1.56 miliardë.

Sipas të dhënave, një përdorues mesatarisht shpenzon rreth 2 orë në ditë mbi platformën e preferuar.

Pavarësisht se statistikat kanë numrat e tyre, duhet patur parasysh që është e pamundur që të jenë të sakta shifrat, pasi shumë llogari janë të automatizuara, apo shumë të tjera janë nga i njëjti përdorues që përdor identitetet të ndryshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat