10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor importet...

2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor importet arritën në 95 miliardë lekë, eksportet 40 miliardë lekë

Rritja e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2022 me një `fryrje` të ndjeshme të tregtisë së jashtme.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë dhjetorit, eksportet e mallrave prekën shifrën e 40 miliardë lekëve, në rritje me 26.1% krahasuar me dhjetorin e vitit 2021, por në rënie krahasuar me nëntorin e vitit 2022, me -4.5%. Nga ana tjetër, importet gjatë muajit të fundit të vitit prekën shifrën e 95 miliardë lekëve, në rritje me 7.7% në terma vjetorë dhe me 22.3% në terma mujorë.

Përgjatë të gjithë vitit 2022 ndërkohë, eksportet fiksohen në 486.8 miliardë lekë, ose rreth 4.2 miliardë euro, ndërsa importet në 950 miliardë lekë, ose rreth 8.2 miliardë euro. Përgjatë vitit 2022 eksportet rezultojnë 32% më të larta se viti 2021, në vlerë, ndërsa importet, 18.7% më të larta se viti pararendës.

Edhe në rritjen e importeve me 7.7% gjatë dhjetorit, ndikimin më të madh e ka dhënë grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 9,6 pikë përqindje, ndjekur nga “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 3,8 pikë përqindje, ndërkohë që kontribut negativ kanë dhënë tre gupe; produktet kimike, materialet e ndërtimit dhe tekstile e këpucë.

Sa i përket tregtisë së jashtme me vendet partnere gjatë dhjetorit, shifrat tregojnë se në drejtim të eksporteve, rritjen më të lartë e regjistrojnë: Kosova me 17.5%, Italia me 0.8% dhe Maqedonia e Veriut me 273.6%, të paktën sipas asaj që raporton Instat. Rënien më të madhe të eksporteve shqiptare gjatë dhjetorit ndër vendet partnere e regjistron Gjermania, me 16.5%.

Nga krahu tjetër, kur bëhet fjalë për importet shifrat tregojnë se vendet me rritjen më të madhe të tyre në dhjetor janë: Zvicra me 690%, Kina me 43.4% dhe Turqia me 2.7%. Në rënie janë: Italia me 7.9%, Greqia me 25.1% dhe Kosova me 20%.

Të gjitha këto shifra tregojnë rëndësinë që ka sektori i transportit të mallrave në ekonominë e bizneseve apo edhe të kombëtare.

Por transportet e mallrave janë gjithmonë të ekspozuara ndaj rreziqeve të ndryshme si, vjedhja, dëmtimi gjatë shkarkim/ngarkimit etj.

Për këtë aplikohet “Sigurimi i Mallit në Transport”, i cili mbron pronarin e mallit  nga humbjet financiare që mund ti vijnë si pasojë e një ngjarjeje të paparashikuar gjatë transportit të tij.

Çdo kompani që importon apo eksporton mallra duhet ta ketë doemos këtë policë sigurimi.

SIGAL UNIQA Group Austria ka një eksperiencë të gjatë në sigurimin e mallit në transport nga të gjitha rreziqet:

  • Tokësor
  • Ajror
  • Detar

Sigurimi i mallrave gjatë transportit, realizohet përmes tri klauzolave bazë të sigurimit të mallit A, B, C.

Për më shumë informacione klikoni në: www.sigal.com.al

Ose shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

 

 

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat