16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKërkesa e lartë e të huajve shtrenjton bregdetin, apartamente 3,500 euro për...

Kërkesa e lartë e të huajve shtrenjton bregdetin, apartamente 3,500 euro për m². Sigurimi ende i lirë, duke nisur nga 5,000 Lekë në vit

Rritja e kërkesës nga të huajt ka shtrenjtuar edhe këtë vit deri në 40% çmimet e apartamenteve dhe vilave në bregdet. Rritje më të madhe kanë shënuar çmimet e pronave në resortet e reja në Vlorë dhe Sarandë. Apartamentet në këto projekte po shiten 3,500 euro për metër katror.

Bregdeti shqiptar vijon të jetë i paprekshëm për shumicën e shqiptarëve, ndërsa ka dyndje të nordikëve, gjermanëve, anglezëve dhe italianëve për blerje pronash, për t’i dhënë me qira.

Shtrenjtimi i çmimeve të vilave dhe apartamenteve në bregdet po vijon edhe në vitin 2023. Në apartamentet e reja në zonat rezidenciale në Vlorë dhe Sarandë, sipas agjencive të pasurive të patundshme, çmimet e apartamenteve janë rritur 40% më shumë krahasuar me 2022.

Në bregdetin e Durrësit dhe Qerretit, çmimet e pronave në vijën e parë janë shtrenjtar 15%. Agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se arsyet kryesore të rritjes së çmimeve janë kërkesa e lartë nga të huajt dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit.

Në resortet turistike, që kanë nisur punimet këtë vit, si në Orikum të Vlorës apo Sarandë, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror.

Rriten çmimet e apartamenteve në Durrës Yacht & Marina

Edhe pse pronat në projektin e ri “Durrës Yacht & Marina”, që pritet të zhvillohet po shiten në ajër, kjo nuk i ka penguar investitorët të rrisin çmimet e apartamenteve.

Sipas zyrës së shitjes të kontaktuar nga “Monitor”, çmimet e apartamenteve për ndërtimin e tretë 9-katësh nisin nga 1,650 deri në 2,800 euro/m².

Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e shitjes varionin midis 1,500-2,000 euro/m² (10 deri 40% rritje).

Agjentët e shitjes së Durrës Yacht & Marina thanë se tashmë kanë përfunduar prenotimet e shitjes për dy godinat e para të apartamenteve, ndërsa projekti për godinën e re parashikohet të prezantohet në fund të muajit mars.

Shitjet e apartamenteve nga kompania “Eagle Hills Real Estate Development” nisën më 8 dhjetor, nëpërmjet kontratave “Marrëveshja për prenotimin e interesit” që u dhanë blerësve.

Marrëveshja parashikonte kryerjen e pagesave me këste për blerjen e apartamentit.

Konkretisht, 40% e vlerës së apartamentit e ndarë në 3 këste do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit, si: 20% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Pjesa tjetër e vlerës së apartamentit do të paguhet, sipas skemës: 15% e vlerës para ose pas përfundimit të strukturës, 20% të çmimit do të paguhet para ose pas vendosjes së xhamave dhe 5% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjes për transferimin e titullit të pronësisë së pronës.

“Durrës Yachts & Marina” është një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku) dhe po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Projekti “Durrës Yacht & Marina” ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkaksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Kompania ka përfituar lehtësi të shumta si investitore, si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të ketë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.
Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro. Por, kompanive investitore u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga shitjet, apo të përfshijnë bashkëfinancues të tjerë.

Në Lungomare, kërkesa e lartë shtrenjton apartamentet deri 60%

Këtë vit, rritje të lartë të çmimeve të apartamenteve ka edhe për ndërtimet e reja në Vlorë.
Në zonën e Lungomares, në vijën e parë të ndërtimit, çmimet maksimale të apartamenteve kanë arritur 2,700-2,800 euro/m² sipas të dhënave të agjencisë imobiliare “Albania Property Group”.

Bëhet fjalë për ndërtime që janë në fazën e parë të zhvillimit. Këtë vit, në vijën e parë të ndërtimit në Lungomare, por për apartamente jo me pamje nga deti, çmimet variojnë nga 1,200 deri 1,300 euro/m².
Ndërsa vitin e kaluar, apartamentet në vijën e parë të kësaj zone varionin nga 1,700 deri 1,800 euro/m² (çmimet e vitit të kaluar janë dhënë nga tjetër agjenci imobiliare. Rritja 55 deri në 58%).

Të huajt që punojnë blejnë shtëpi në Sarandë, çmimet rriten 40%.

Në Sarandë vazhdon rritja e çmimeve të pronave. Vitin e shkuar, çmimi minimal për apartamentet e reja sipas agjencive mobiliare varionte nga 1,200 deri 1,300 euro/m², ndërsa çmimi maksimal arrinte deri në 1,800 euro.

Në vitin 2023, apartamentet e banimit në zonat e reja rezidenciale po shiten me çmim mbi 1,500 deri 2,500 euro/m². Ndërsa çmimet e pronave buzë detit, specifike për verandën me sipërfaqe të madhe apo suita rezidenciale vijojnë të shiten 3,000 – 3,500 euro/m².

Rëndësia e të qënurit të siguruar

Të gjithë këto investime, të cilat vijnë nga puna dhe kursimet e një jete, kanë nevojë për siguri dhe mbrojtje.

Nëse nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e pronës suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të kini Sigurimin e Pronës.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Sigurimet na rikthejnë financiarisht në gjendjen para ngjarjes. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Edhe pse çmimet e pronave rriten, çmimi i sigurimit të pronës është ende shumë i ulët, duke nisur nga vetëm 5000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: A duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht 10 mln lekë të reja, tarifa e sigurimit 10 mijë lekë në vit

Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA gjithmonë krah klientit

Më shumë se 3 vite më parë, Shqipëria do të goditej një tërmet shkatërrues me forcë të jashtëzakonshme, magnituda e të cilit ishte 6.4 e shkallës Rihter.

U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u bënë të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit. Ndërkohë që nga dëmet nuk shpëtuan as biznese të ndryshme.

Dëme të mëdha u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe në Thumanë të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit.

Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht.

Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se ajo është kompania lider në sigurime.

Qindra punonjës të SIGAL ishin në zonat e prekura nga tërmeti, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, për të bërë të mundur identifikimin dhe dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara në një kohë sa më të shpejtë.

Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon 10 milionë eurot.

Të jesh gjithmonë pranë klientëve. Tu japësh çfarë kërkojnë dhe u nevojiten. Të paguash dëmet në kohë dhe të ecësh me hapin e kohës. Ky është çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA Group Austria-n.

Këtë fakt e pranojnë me gojën e tyre vetë klientët.

Edhe unë si shumë shqiptarë të tjerë pata dëmtime nga tërmeti 2019 në pronën time dhe dëmshpërblimi nga këto dëmtime më është kryer nga SIGAL UNIQA Group Austria në një kohë shumë rekord. Këshilloj të gjithë shqiptarët që, si unë, të kryejnë sigurimin e pronës pranë kësaj kompanie pasi është një kompanie serioze dhe e përgjegjshme“, shprehet Edmond Abdyli, klient.

Zgjodha SIGAL-in sepse SIGAL për mua është një kompani që ja vlen besimi që i jep klienti”, thotë ndër të tjera Ermira Gjonça, biznesmene dhe kliente e SIGAL UNIQA-s.

Siguroni pronën tuaj. Por mos harroni! Aq e rëndësishme sa sigurimi i pronës tuaj, është dhe kompania që zgjidhni. SIGAL, pjesë e “UNIQA INSURANCE Group”, është një garanci më shumë për sigurinë tuaj.

LEXO EDHE: 16 vjet UNIQA në Shqipëri/ Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto: “jetojmë më mirë së bashku”

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat