13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në Lushnje, mësim për secilin prej nesh/ Sa i rëndësishëm është...

Zjarri në Lushnje, mësim për secilin prej nesh/ Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Pronës

Festa e Krishtlindjes u përfshi nga paniku dhe frika në qytetin e Lushnjës.

Ndërsa një grup qytetarësh zgjodhën të kalonin festën në një qendër tregtare, kati i tretë i saj u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi në katet sipër të godinës 12-katëshe.

Zjarrfikësit ndërhynë disa herë për t’u afruar sa më pranë vatrës së zjarrit.

Rreziku ishte i lartë në çdo moment përsa i përket riaktivizimeve, pasi rrymat e ajrit qarkullojnë lirshëm përmes xhamave të thyer.

Zjarri është u rindez pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorganë, dyshekë e jastëkë, të cilat vazhdojnë të digjen.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme teksa pallati është shkrumbuar thuajse totalisht nga zjarri.

RASTE QË PËRSËRITEN

Rastet e zjarreve në banesa dhe biznese, kryesisht në stinën e dimrit kur mjetet për ngrohje dhe gatim përdoren masivisht, janë thuajse të përditshme.

Por fatkeqësisht shumë pak prej tyre ka qenë e siguruar me reflektimin qytetar që mbetet në nivele minimale.

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të mbrojtur?

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Sigurimi i Pronës, duke përfshirë sigurimin nga zjarri, ju mbron nga një rrënim financiar.

Nëse keni një kredi, ju kërkohet automatikisht të keni edhe Sigurimin e Shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një të tillë.

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

Dëmet e shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Ku mund ta blej Sigurimin e Shtëpisë/Biznesit?

Pranë çdo zyre të SIGAL UNIQA në qytetin tuaj, ndërsa mund ta blini edhe Online në www.sigal.com.al

Çmimi? Më pak se një kafe në ditë.

Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit. Ndërkohë çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

SIGURONI PRONËN, SIGURONI TË ARDHMEN

Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHENjë Dhjetor plot magji dhe siguri/ “Paketa festive” nga SIGAL UNIQA, dhurata e duhur këtë fundvit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat