Rreth orës 2:30 të mëngjesit, departamenti i zjarrfikësve mori alarmin për shpërthimin e një zjarri një kioskë në Düsseldorf.
Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, kioska ishte djegur. Zjarri ishte përhapur tani në një pallat, me njerëzit që po qëndronin të bllokuar nga tymi në ballkonet e apartamenteve, tha departamenti i zjarrfikësve.
“Flakët tashmë kishin prekur katin e parë dhe dera e hyrjes ishte përfshirë gjithashtu nga zjarri”.
Tre persona humbën jetën nga zjarri shkatërrues dhe 16 të tjerë u plagosën.
Dy prej tyre janë në rrezik për jetën, sipas zjarrfikësve.
Kioska ndodhej neë katin përdhes të pallatit.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërkohë policia ka nisur hetimet.
LEXO EDHE: Vera po vjen më shpejt! Bashkë me të edhe rreziku nga zjarri/ Çfarë duhet të bëjmë?