15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e tregut të sigurimeve Janar-Gusht 2021, sigurimet e Jo-Jetës 92.68% të...

Zhvillimet e tregut të sigurimeve Janar-Gusht 2021, sigurimet e Jo-Jetës 92.68% të vëllimit të përgjithshëm

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën Janar-Gusht 2021 kapën vlerën 12,674 milionë lekë, ose 19.28% më shumë se në periudhën Janar-Gusht 2020. Gjatë periudhës Janar-Gusht 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 745,033 me një rritje prej 22.22% krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2020.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.13%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.92% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës Janar-Gusht 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,622 milionë lekë, ose 7.2% më pak se në periudhën Janar-Gusht 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fundvitit 2019 gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën Janar-Gusht 2021 kapën vlerën 2,647 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 39.68% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës Janar-Gusht 2021 arritën rreth 7,594 milionë lekë, ose 14.9% më shumë se në periudhën Janar-Gusht 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën Janar-Gusht 2021, pati një rritje prej 9.73% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.49% krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2020.

Produkti Karton Jeshil në periudhën Janar-Gusht 2021 pati një rritje prej 27.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 55.65% krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2020.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën Janar-Gusht 2021, pati një rritje 156.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 185.86%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës Janar-Gusht 2021 arritën rreth 5,080 milionë lekë, 26.49% më shumë se në periudhën Janar-Gusht 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.31% krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2020.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës Janar-Gusht 2021, patën rritje me 25.13% kundrejt periudhës Janar-Gusht 2020.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës Janar-Gusht 2021 siguruan mbi 2,463 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 62.99%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 28.24% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës Janar-Gusht 2021, vihet re një rritje prej 44.13% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.57% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2020.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës Janar-Gusht 2021, arritën në rreth 828 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.22% në krahasim me periudhën Janar-Gusht 2020.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës Janar-Gusht 2021, arritën rreth 904 milionë lekë, ose 29.8% më shumë se në periudhën Janar-Gusht 2020.

Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës Janar-Gusht 2021 u ulën me 7.2% krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2020. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,647 milionë lekë, apo 57.26% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

RAPORTI I PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat