12.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreCili është objekti më i vjedhur në makina? Nëse mendoni se është...

Cili është objekti më i vjedhur në makina? Nëse mendoni se është kasetofoni, keni mbetur 20 vite pas…

A e dini se cili është objekti më i vjedhur në automjete? Nëse mendoni se është kasetofoni, atëhere kjo do të thotë se keni mbetur 20 vite pas! Në fakt është “airbag-u”.

Nëse në vitet ’90 terrori i shoferëve ishte gjetja e makinës me xhama të thyer dhe fijet e shpërndara të kasetofonit, sot nuk është më kështu.

Sipas “Focus.it”, me prodhimin e kasetofonëve me numër serie e me kod është bërë thuajse e pamundur apo e pavlefshme për hajdutët e makinave që të marrin impiantin, që shpesh është pjesë përbërëse e kruskotit të makinës. Për këtë arsye, “minjve të makinave” u është dashur që të specializohen në vjedhjen e “airbag-ëve”.

Shkak për këtë “boom” vjedhjesh të tilla është se jastëkët shpërthyes vlejnë shumë, 600 deri në 900 euro te automjetet e reja. Ndërsa arsyeja e dytë është se janë shumë të lehtë për t’u vjedhur…

Për këtë dhe shumë arsye të tjera, nëse keni një automjet në pronësi, ju duhet Sigurimi i tij.

Ne në SIGAL UNIQA, mes shumë produktesh, ju këshillojmë Sigurimin KASKO, i cili mbulon:

• Dëmtimet aksidentale: përplasja e automjetit me një objekt fiks ose të lëvizshëm, përmbysja e mjetit motorik.

• Thyerja e xhamave: thyerja e xhamave të përparmë, të pasmë, anësorë, të tavaneve të hapur, shkaktuar këto nga goditja e një objekti
të lëvizshëm.

• Zjarri, rrufeja, eksplozioni: dëmet e shkaktuara nga zjarri, eksplozioni dhe rrufeja.

• Katastrofa natyrore: dëmet e shkaktuara nga stuhia,breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi dhe dëmet e shkaktuara në mjetin
motorik nga rënia e objekteve të ndryshme që ndodhin si pasojë e katastrofave natyrore.

• Vjedhja, tentativë për vjedhje: dëmet që vijnë si pasojë e veprimeve të përvetësimit në mënyrë të fshehtë të mjetit motorik të
siguruar, nga një ose disa persona i të gjithë automjetit ( vjedhje totale) ose i disa pjesëve të tij ( vjedhje e pjesshme). Në këtë rrezik
përfshihen gjithashtu edhe dëmet si pasojë e veprimeve që kanë synuar vjedhjen e mjetit motorik por që nuk kanë arritu të kryhen.

• Dëmtime në parkim ( pa autor ) : dëmet që pëson mjeti motorik gjatë qëndrimit i parkuar diku dhe nuk dihet shkaktari i demit.

• Dëmtimi nga aktet keqdashëse: dëmet qe shkaktohen nga aktet keqdashëse mbi mjetin motorik të siguruar
gjatë qëndrimit ose qarkullimit të tij, duke filluar nga dëmtimet keqdashëse e deri tek dëmtimet
dhe akte të tjera përfshirë edhe ato terroriste.

Merrni masa paraprake për të shpëtuar pronën tuaj. Merr Sigurimin KASKO pranë SIGAL UNIQA Group Austria dhe bëje gjumin e qetë.

Për më shumë informacione vizitoni www.sigal.com.al ose na shkruani në numrin e WhatsApp +355 68 606 2829.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat