10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVranësira, rebeshe shiu dhe temperatura mjaft të larta, si parashikohet moti këtë...

Vranësira, rebeshe shiu dhe temperatura mjaft të larta, si parashikohet moti këtë fundjavë

Moti i paqendrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temeratura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me rreshje shiu, do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.

Sinoptikanja Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë për disa ditë edhe në javën tjetër. Edhe pse temperatura të larta, reshjet do t’i kemi prezente, tha meteorologia.

Dita e sotme deri në orën 14:00 do të jetë me temperatura të larta deri në 28 gradë. Nga ora 14:00 deri në 19:00 do të kemi sërish vranësira konvektive, rebeshe shiu të cilat do të jenë më të dukshme në Jug. Pra kryesisht i gjithë qarku i Vlorës, i gjithë Jugu do të ketë reshje shiu deri në orën 19:00, pas orës 19:00 do të kemi sërish përmirësim të motit.

E shtuna, do të jetë kryesisht me diell paradite deri në orën 14:00, më pas do të kemi vranësira. E shtuna do të ketë në fakt pika shiu pothuajse në të gjithë territorin, rrebeshe vetëm në ekstremin verior. Temperatura të larta mbeten edhe të shtunën e të dielën, ku termometri do të jetë 27-28 gradë. Megjithatë, fundjava ndahet paraditet me diell, pasditet me vranësira dhe reshje. Edhe dita e diel do të sjellë reshjet edhe në pjesën e dytë të ditës. Do të thoja, jo shumë problematike moti për kryeqytetin për shkak se festimet janë nga ora 08:00 deri në orën 12:00, duke u vendosur në ndikimin e rrezeve të diellit, pasi reshjet janë kryesisht pasdite.

Mirëpo, fundjava quhet e paqendrueshme, përderisa paraditet janë me diell dhe pasditet na sjellin reshje. Dhe e njëjta situatë e motit do të vijoi për disa ditë edhe në javën tjetër. Edhe pse temperatura të larta, reshjet do t’i kemi prezente”– bëri me dije sinoptikanja Lajda Porja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat