5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVjeshta shton vizitat te mjeku pediatër/ Klientët e SIGAL e kanë atë...

Vjeshta shton vizitat te mjeku pediatër/ Klientët e SIGAL e kanë atë në celularin e tyre

Me ardhjen e vjeshtës dhe nisjes së shkollave janë shtuar fëmijët që paraqiten te specialistët me infeksione të syve.

“U bë gati 15 ditë, të paktën ditët e para të Shtatorit është konjunktivitet, janë infeksione të syrit. Është në rritje në fakt, e kemi hasur këtë edhe gjatë verës, po këtë periudhë shumë më tepër për shkak të rifillimit të kopshteve, çerdheve dhe shkollave. Priten 2-3 fëmijë në ditë që paraqiten tek ne me probleme të konjutiviteve”, është shprehur për Klan News mjekja pediatre Sonila Brati.

Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, te mjekët pediatër janë shtuar vizitat edhe sa i përket virozave të ndryshme, ku dominon temperatura e lartë apo problemet në rrugët e frymëmarrjes.

“Mund të shkojnë përafërisht nga 25-30 vizita në ditë dhe vazhdojnë të dominojnë temperaturat shumë të larta tek fëmijët që shkojnë 39-40. Vazhdojnë të jenë dominuese infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore. Diarre dhe të vjellat tek fëmijët shumë në fakt po i hasim këto ditë, mbase për shkak të ndërrimit të temperaturave”, është shprehur mjekja pediatre.

LEXO EDHEAlo Doktor! Me “TeleShëndet”, mjeku 24 orë me vete, kudo dhe kurdo

Në një kohë kur sëmundjet dhe infeksionet janë shtuar, meraku më i madh i prindërve është shëndeti i fëmijëve.

Siguria e tyre është elementi më i rëndësishëm, ndaj SIGAL UNIQA ka hedhur në treg paketën “TELESHËNDET NXËNËS/STUDENTË”.

Kjo paketë është hartuar enkas nga SIGAL si një mbështetje ndaj nxënësve, studentëve dhe prindërve të tyre atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

TELESHËNDET NXËNËS/STUDENTË” ofron konsulta audio dhe video me mjekë të licensuar 24 orë të ditë, 7 ditë të javës, pa patur nevojë të shkosh në një spital, klinikë apo qendër shëndetësore dhe të presësh rradhën.

Ju keni gjithashtu mundësinë të ngarkoni dhe të ruani analizat e si dhe të përfitoni shërbime të tjera si:

  1. Check up 1 herë në vit (shiko listen ne aplikacionin Teleshëndet)
  2. Vizitë okulisti falas
  3. Xhama syzesh me zbritje
  4. Vizitë Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%
  5. Fizioterapi me 50% zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL TELESHËNDET
  6. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET

Çmimi – Vetëm 5,000 Lekë në vit

Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj iPhone ose Android. Provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Dhe nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në: https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/SelfService/Shu/Teleshendet.aspx

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat