19.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVizita e Ramës në Tokio/ Kryeministri japonez vlerëson çeljen e Dhomës së...

Vizita e Ramës në Tokio/ Kryeministri japonez vlerëson çeljen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni

Gjatë vizitës së tij në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy shteteve, Shqipëri-Japoni, kryeministri Rama zhvilloi një takim edhe me homologun japonez, Fumio Kishida.

Kryeministri i Japonisë, gjatë konferencës së përbashkët për mediat, u shpreh ndër të tjera se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.

Në fushën ekonomike bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përfshirë importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia”, u shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni u çel në vitin 2022 me synimin kryesor që biznesi shqiptar dhe ai japonez të kenë një institucion të përbashkët që i shërben rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Dhoma në fjalë synon të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.

Ne mendojmë se kjo Dhomë Tregëtie do të jetë një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit në vendin tonë. Një shtet i fortë, me ekonomi të fortë nuk mund të jetë kurrë i tillë nëse nuk ka biznes të zhvilluar. Një vend me klimë të mirë biznesi me hapësira për zhvillimin e tij natyrisht që e ndihmon të ardhmen e vendit, forcon buxhetin e shtetit si dhe rrit nivelin e të ardhurave dhe nivelin e jetësës së qytetarëve. Këtu qëndron edhe rëndësia e kësaj Dhome që ne po inagurojmë sot.

Në Shqipëri, biznesi japonez punëson rreth 3.000 vetë të cilët kanë standart shumë të lartë profesionalizmi dhe të ardhura mjaft të mira. Mbi këtë bazë do të punohet për të rritur numrin e bizneseve dhe investimeve japoneze, përthithjen e kulturës së punës nga nje vend i zhvilluar si Japonia dhe për rrjedhojë rritjen e numrin e të punësuarve shqiptarë”, do të shprehej gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Japoni (AJCCI) Presidenti i saj, njëherazi edhe Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, z.Avni Ponari.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat