16.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiViti 2023 mjaft premtues ekonomikisht, inflacioni vijon të mbetet problematikë

Viti 2023 mjaft premtues ekonomikisht, inflacioni vijon të mbetet problematikë

Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Mathias Cormann deklaroi se prespektivat ekonomike globale premtojnë më shumë përgjatë vitit 2023.

Gjithsesi sfidat e krijuara nga inflacioni nuk pritet të zhduken.

Nga ana tjetër, çmimet e energjisë kanë rënë ndjeshëm duke qenë se Evropa ishte në gjendje të diversifikonte me sukses burimet e saj të energjisë. Përveç kësaj, dimri që kaluam ndihmoi në reduktimin e kërkesës për energji, duke mundësuar çmim të ulët të gazit.

OECD përgjatë muajit nëntor tha se lufta e agresionit rus ndaj Ukrainës ka provokuar një goditje masive të çmimit të energjisë që nuk ishte parë që prej vitit 1970.

Ekonomia globale parashikohet të rritet shumë se rezultatet e pritura para luftës, me një 3.1% në vitin 2022, përpara se të ngadalësohet në 2.2% në 2023 dhe të rikuperohet mesatarisht në një ritëm ende nën 2.7% në 2024.

Ekonomitë aziatike të tregjeve në zhvillim pritet të përbëjnë afërsisht ¾ e arritjes së PBB-së globale për vitin 2023, ndërkohë që Evropa dhe SHBA do të ngadalësohen ndjeshëm.

Rreziqet e inflacionit

Inflacioni do të vazhdojë duke kërkuar edhe një trajtim profesional. Rezerva Federale e SHBA-së ndërmori veprim agresiv vitin e kaluar në drejtim të rritjes së normave të interesit për të frenuar presionet e rritjes së çmimeve.

Në fillim të shkurtit,  banka qendrore e SHBA rriti normën e saj bazë të interesit  me një çerek pikë përqindjeje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat