15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViruset janë bërë më agresive pas pandemisë/ Sjellja në varësi të ndryshimeve...

Viruset janë bërë më agresive pas pandemisë/ Sjellja në varësi të ndryshimeve gjenetike

Vërshimi i viruseve respiratore qe kanë përkeqësuar situatën epidemiologjikë jo vetëm në vendin tonë por edhe në shumë vende të tjera të botës shihet nga shume ekspertë si një gjendje shkak pasojë post pandemie.

Sipas mjekëve, ajo që po konstatohet është ndryshimi i papritur që kanë pësuar viruset duke ndryshuar sjellje dhe duke dalë jashtë parashikimeve nga simptomat që japin.

Ajo që po vëmë re në vitet pas shfaqjes së COVID është ndryshimi i strukturës gjenetike të shumë mikrobeve të cilët papritur janë bërë më agresivë se ç’kanë qenë më parë. Siç ishte rasti me “SEPS” nga streptokoku vitin e kaluar ose rasti i virusit RSV (virusi sinsicial respirator) që edhe ai këtë vit për këtë arsye është bërë më agresiv”, thotë për RTSH mjeku pediatër Edi Tushe.

LEXO EDHE: Në qarkullim dy viruse/ Gripi dhe Covid-19 shtojnë numrin e rasteve, ISHP: Në 1 javë, 74 raste të reja. Ende nuk keni “TeleShëndet”?

Paralelisht me këto ndryshime të shpejta që po pësojnë viruset edhe mikrobet siç është ai që shkaktoi pneumoninë e bardhë te fëmijët së fundmi pësoi ndryshim në strukturën gjenetike duke ua aftësuar të japë komplikacione.

Është një lloj mikrobi që është i përhapur në natyre dhe e gjen për çdo vit te njerëzit. Quhet Mykoplazma Hominis për të cilën ka metoda diagnostike efikase. Në raste të veçanta mund të japë sëmundje të rënda siç është pneumonia. Por këtë mund ta bëjë çdo lloj mikrobi. Varet shumë nga kombinimi i faktorëve. Shenjat e zakonshme janë kolla e zgjatur dhe frymëmarrja vështirësohet dalëngadalë në varësi të mushkërisë së prekur nga mikrobi”, vijon pediatri.

Aktualisht në vendin tonë po qarkullojnë një grup virusesh si GRIP, COVID, RSV, të cilat në disa raste edhe mbivendosen duke dhënë komplikacione të rënda. ISHP deklaron se piku pritet të vijë në fund të janarit dhe fillim i shkurtit.

LEXO EDHE: Dimri i vërtetë mbërrin tani/ Si të marrim në mbrojtje Shëndetin, Pronën dhe Makinën tonë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat