8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVirozat rëndojnë gjendjen e pacientëve alergjikë

Virozat rëndojnë gjendjen e pacientëve alergjikë

Krahas virozave të shumta respiratore, bluzat e bardha po përballen edhe më një fluks të shtuar të pacientëve alergjikë.

 

Mjekja alergologe Kleita Elezi thotë për Klan se shumica e të hospitalizuarve alergjikë janë pacientë të cilët kanë kaluar viroza respiratore.

Tek pacientët alergjik ka ndikimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës, ndryshimet e lagështirës mund të jenë faktor irritues apo rëndues tek pacientët tanë. Faktor tjetër rëndues është edhe ekspozimi ndaj virozave, mund të kemi riaktivizim të astmës bronkiale thjesht nga gjendja virale e kaluar dhe pjesa më e madhe e tyre që hospitalizohen janë rëndime të astmë bronkiale nga infeksionet virale”.

Bluzat e bardha thonë se në këtë periudhë janë më të shprehura rastet alergjike edhe për shkak të qëndrimit mbyllur për një kohë të gjatë.

 

Tek pacientët të cilët janë alergjikë ndaj alergenëve, sidomos atyre të hapësirave të brendshme, pluhuri i shtëpisë dhe mykut, këtë periudhë aktivizohen simptomat, astma bronkiale apo rrufës alergjike”.

 

Ajo që shihet me shqetësim, janë rastet ne rritje të personave alergjikë nga viti në vit.

 

Nga viti në vit rastet janë në rritje. Pacientët mund të kenë kollë, teshtima, rrufë, hundët e bllokuara, atë zhurmën bronkiale. Kjo për shkak të mënyrës së jetesës, ndotjes së ajrit”.

Sipas mjekëve krahas rrufës alergjike, astmës bronkiale, një rritje kemi edhe të alergjive të lëkurës, dermatitëve të ndryshme të cilat aktivizohen në periudha kohore të caktuara.

 

LEXO EDHE: Rastet e para të prekura nga virusi i gripit sezonal/ Cilat janë simptomat dhe pse na nevojitet “Teleshëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat