10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Përplasen 4 makina në Berat

VIDEO/ Përplasen 4 makina në Berat

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip ‘Fiat Stilo’ që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksidentin e katërfishtë janë përfshinë katër automjete, dy prej të cilave ‘Mercedes Benz’, njëra e tipit ‘Golf’ dhe një ‘Fiat Stilo’.

Si pasojë e aksidentit, fatmirësisht nuk ka pasur viktima por vetëm disa të lënduar lehtë, ndërkohë që të 4 mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja kahët e rrugës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat