18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO - “Çmendet” moti në Turqi dhe Itali/ Shiu përmbyt rrugët e...

VIDEO – “Çmendet” moti në Turqi dhe Itali/ Shiu përmbyt rrugët e Shëngjinit

Kryeqyteti turk Ankara u godit orët e fundit nga stuhi të mëdha shiu që krijuan rrjedha të fuqishme ujërash që morën me vete edhe automjete, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima apo të lënduar.

Rrëshqitje të mëdha toke shkaktuan reshjet e dendura edhe në qytezën italiane Lalio, buzë liqenit të Comos ku orët e fundit ka rënë e gjithë sasia e shiut që bie në dy muaj, por pa shkaktuar viktima, veçse dëme të konsiderueshme materiale.

Ekspertët thonë se niveli i reshjeve është në të gjitha rastet shumë herë më i lartë se normalja e periudhës dhe shkaktare, sipas tyre është ngrohja globale.

Ndërkohë probleme ka patur edhe në vendin tonë.

Reshjet e shiut që nisën sot rreth mesditës kanë mbuluar rrugët e Shëngjinit ndërsa pushuesit boshatisën plazhin.

Intensiteti i reshjeve dhe prurjet e shumta përmbytën rrugët ndërsa kanalizimet e ujërave të zeza që u bashkuan me ato të bardha dolën në sipërfaqe. Kjo krijoi një pamje jo të këndshme për zonën turistike të Shëngjinit dhe vështirësoi lëvizjen e qytetarëve dhe makinave.

Ashtu sikurse  ishte parashikuar reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të mirë të territorit të vendit ku në disa zona janë shfaqur edhe në formë shtrëngatash. Pak para mesditës, reshjet përfshinë edhe kryeqytetin duke i kapur të papërgatitur qytetarët, të cilët në mëngjes dolën më mëngë të shkurtra dhe pa çadra.

LEXO EDHEAMF: Nevojitet skemë kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat