22.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, kamioni ndan në dysh makinën

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, kamioni ndan në dysh makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tjetër, tip “Passat”.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Passat”, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta.

Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE: 1.285 aksidente rrugore dhe 1,731 të aksidentuar gjatë 2023-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat