26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVendimi/ 10 milionë lekë Sigurim Jete për punonjësit e Policisë Ushtarake

Vendimi/ 10 milionë lekë Sigurim Jete për punonjësit e Policisë Ushtarake

Nga 5-10 milionë lekë është vlera e sigurimit të jetës për punonjësit e Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura.

Sigurimi bëhët për rastet e aksidenteve në punë dhe fatalitetet.

Në vendimin “Për kategoritë e punonjësve të policisë ushtarake të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët përfitojnë sigurim jete, masat dhe kriteret e përfitimit”, të botuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet se do të jenë 4 kategori të personelit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sigurim jete.

Përfitues do të jenë punonjësit e strukturave, si:

a) Sektori i Policisë Kriminale;

b) Inspektorati i Qarkullimit Rrugor;

c) Seksioni i Rendit Ushtarak;

ç) Inspektorati për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin;

d) Toga e Ruajtjes dhe Sigurisë së Personaliteteve në Kompaninë Operacionale të Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Veçanta.

Sipas vendimit, Sigurimi i Jetës bëhet sipas kontratës që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.

Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet e:

  • humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj;
  • zhdukjes për shkak të detyrës;
  • paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës;
  • paaftësisë së përkohshme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës;
  • shërbimeve mjekësore në spitalet publike ose private jashtë shtetit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike brenda vendit.

Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk mund të jetë më e ulët se:

  • 10,000,000 lekë për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës a zhdukjes së personit;
  • 5,000,000 lekë për rastet e dëmtimit të rëndë fizik;
  • 50,000 lekë për rastet e dëmtimit të lehtë fizik
  • 5,000,000 lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës.

Tarifa e primit të sigurimit përcaktohet në kontratën e sigurimit, por nuk mund të jetë më e ulët se 0.5 %.

Kushtet standarde të kontratës së sigurimit, përfshirë tabelën e koeficientëve të përfitimit ndaj dëmtimeve trupore, të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shërbejnë si kushte minimale, të detyrueshme për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimeve.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

LEXO EDHE: Sigurimet e Jetës kanë vetëm një emër, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat