17.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEleganca, komforti dhe fjala e fundit e teknologjisë/ Peugeot dhe Toyota, dy...

Eleganca, komforti dhe fjala e fundit e teknologjisë/ Peugeot dhe Toyota, dy markat që tërhoqën vëmendjen në natën hapëse të “Automotive Fair Albania”

Edicioni i dytë i “Automotive Fair Albania” çeli siparin e saj mbrëmjen e djeshme në Tiranë,në një atmosferë festive e cila mblodhi bashkë dashamirësit e automjeteve dhe teknologjisë së re në këtë industri.

Dhe sigurisht që ndalesa e parë e çdo vizitori, përfshirë edhe ata VIP,  ishte “Peugeot New 408 Hybrid”.

Teknologjia e fjalës së fundit dhe eleganca franceze e bëjnë këtë markë unike dhe shumë të preferuar edhe për shqiptarët.

Përveç shitjes së automjeteve, Peugeot ofron edhe servis të besueshëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve Peugeot, gjë që tregohet nga numri i madh i shërbimeve që kryen, jo vetëm për automjetet e shitura nga kjo shoqëri, por edhe për blerjet  jashtë Shqipërisë.

“Peugeot Albania – Avel Sh.p.k”. që nga viti 2010, është fitues i Trofeut Ndërkombëtar të Pas Shitjes teksa ofron të gjitha llojet e shërbimeve për automjetet Peugeot, sipas standarteve të Automobilave ‘Peugeot France’.

Duke patur parasysh cilësinë e automjeteve që ofron, çmimet e shitjes së tyre, shërbimin e kualifikuar, parashikohet që nga viti në vit automjetet “Peugeot” të shtohen në tregun Shqiptar.

Por një tjetër markë që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve ishte edhe “Toyota“.

Gjigandi japonez i makinave, brandi më i shitur në botë, vjen në Shqipëri eksluzivisht vetëm nga “Toyota Albania – ALTO shpk”.

Filozofia e “Toyota Albania” bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve “Test Drive”, asistenca pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur, servisi i autorizuar “Toyota” si në çdo servis “Toyota” në çdo vend të botës dhe mbi të gjitha 10 vite garanci, si askush tjetër, e bëjnë markën japoneze ndër më të preferuarat edhe në Shqipëri.

Takimi i shumëpritur për industrinë e rrotakëve, një vitrinë ndërkombëtare për sipërmarrjet më novatore, do të vijojë për 4 ditë rresht, deri më datë 9 Tetor, në Pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza” e sheshin “Italia”.

Ndaj, për tu njohur më me detaje me ato çfarë ofrojnë “Peugeot Albania” dhe “Toyota Albania” mos ngurroni të vizitoni “Automotive Fair Albania” në Pallatin e Kongreseve.

Gjithashtu mund të vizitoni sallonet e dy koncesionarëve në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës Km.5 ose të komunikoni me specialistët e shitjeve përmes celularit në numrin 069 20 81 552.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat