5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUNIQA fiton çmimin “Më të mirët e Austrisë 2022”

UNIQA fiton çmimin “Më të mirët e Austrisë 2022”

Ndryshimet klimatike, dixhitalizimi dhe rekrutimi dhe mbajtja e talenteve luajnë gjithashtu një rol qëndror për suksesin për ne si një kompani sigurimi.

Kjo është arsyeja përse UNIQA Insurance Group është veçanërisht e angazhuar në këtë fushë. Përveç objektivit të neutralitetit klimatik deri në vitin 2024 në Austri, UNIQA është anëtare dhe themeluese e “Aleancës së Financave të Gjelbra”, ku investojmë specifikisht tek start-up-et për të promovuar inovacionin dhe për t’i dhënë një rëndësi të madhe një mjedisi të mirë pune.

LEXO EDHE: ‘Shërbime të reja për klientët’/ drejtues të “UNIQA”: Të vendosim fjalën “sigurime” në një dritë më pozitive

Mes të tjerash, punonjësit e UNIQA përfitojnë nga modele fleksible pune të cilat mundësojnë deri në 100% punë në distancë (mobile – në lëvizje) në muaj.

SIGAL, prej 15 vjetësh tashmë pjesë e UNIQA INSURANCE Group

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

24 mijë punonjës, të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus” apo Asistanca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat