24.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUEFA rinxjerr në shitje biletat për "Euro 2024"

UEFA rinxjerr në shitje biletat për “Euro 2024”

Tifozët kanë 24 orë afat për të prenotuar

Ashtu sikurse kishte njoftuar që në muajin Dhjetor, UEFA hapi për tifozët platformën e rishitjes së biletave të EURO 2024.

Në orën 11:00 të ditës së sotme nisi zyrtarisht funksionimi i kësaj platforme dhe që do të jetë operative deri në orën 11:00 të 14 marsit.

Brenda këtyre 24 orëve, tifozët do të kenë mundësinë të ofrojnë biletat e ndeshjeve me vlerë nominale për rishitje të sigurt në UEFA.com.

Platforma zyrtare e rishitjes është e vetmja platformë e autorizuar për rishitjen e biletave për UEFA EURO 2024.

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm, të parët që do të jenë në radhë, ata do të kenë mundësi të blejnë bileta.

Në këtë mënyrë, UEFA ka dashur të shmangë mundësinë e mashtrimit sikurse ka ndodhur në evente të tjera të organizuara prej saj.

Mbajtësit e biletave mund të listojnë çdo numër biletash që dëshirojnë të shesin, ndërsa ato të pashitura do të mbeten te blerësi i pare, por sikurse ndodhi edhe në kampionatin europian 2020, UEFA premton se do të ketë më shumë dritare rishitje në Mars për tifozët që dëshirojnë të shesin dhe blejnë bileta.

Nëse biletat ofrohen për rishitje nga tifozët e kombëtareve pjesëmarrëse, ato do t’u shiten në një proces të veçantë tifozëve të së njëjtës skuadër.

Sipas platformës, në rastin e ndeshjes Itali-Shqipëri, biletat që dolën për rishitje në të gjitha kategoritë përfunduan brenda orës 12:30, por më pas pati edhe kategori të disponueshme.

LEXO EDHE: Bashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat