19.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, vdes 16-vjeçari, nis...

U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, vdes 16-vjeçari, nis procedimi për shokun e tij dhe pronarin e mjetit

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 16-vjeçari që u përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit.

I mituri me inicialet K.XH., u soll me helikopter në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë rreth mesnatës.

I plagosur nga manovrat e rrezikshme me mjetin lundrues mbeti dhe një tjetër shok i viktimës, 17-vjeçari me inicialet D.K., por është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se, në Llaman, shtetasit me inicialet K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K, ku për pasojë ndërroi jetë 16-vjeçari.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat