17.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“U hodhën nga dritaret për të shpëtuar”, detaje nga aksidenti tragjik ku...

“U hodhën nga dritaret për të shpëtuar”, detaje nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

45 persona shqiptarë nga Maqedonia e  Veriut kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që është shënuar në Bullgari, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se 45 njerëz vdiqën në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Ndërsa Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan, të plagosurit tha “të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret për të shpëtuar”.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se të gjithë personat që humbën jetën janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy shoferët maqedonas.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat