Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në spital 30-vjeçari Arbër Shakaj, i cili ra nga një pallat në ndërtim në Vlorë.
Sipas policisë, 30-vjeçari ra nga kati i tretë i pallatit teksa ishte duke punuar më 20 nëntor.
I riu u dërgua drejt Tiranës, në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Pas ngjarjes policia vuri në pranga administratorin e firmës që po kryente punimet, ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për inxhinierin.
Sipas njoftimit zyrtar të bluve, dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht teksa po përdorte një makineri për të cilën nuk ishte i trajnuar.
Kjo nuk është hera e parë që aksidente me pasojë apo dëmtime të rënda ndodhin në ambjente pune.
Gjatë këtij janë regjistruar disa raste fatale, kryesisht në ndërtim, fasoneri por edhe në miniera.
Ndërkohë gjatë vitit 2023 janë regjistruar 102 aksidente në punë dhe 30 viktima.
Duke parë shifrat gjithmonë në rritje, vazhdimisht kemi apeluar që kompanitë të marrin masa parparake për Sigurimin e Punonjësve të tyre nga Aksidentet.
SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET
Mbulimet kryesore:
– Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
– Të gjitha bizneseve
– Të gjithë individëve
Përfitimet kryesore:
– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
– Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
– Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
– Garanci për detyrimet e punëdhënësit
– Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
– Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti
Ky sigurim ofrohet nga të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri.
Sigurojini punonjësit tuaj sepse një punonjës i siguruar ndihet më i sigurt dhe i shëndetshëm dhe janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.
Mësoni më shumë KËTU