17.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi nis “ringritjen”/ 1.1 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë vendit në dy...

Turizmi nis “ringritjen”/ 1.1 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë vendit në dy muaj

Turizmi ka nisur të rikuperojë humbjet që pësoi nga pandemia, por ende nuk ka arritur të kalojë shifrat e vitit 2020.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 19% në raport me 2 muajt e parë të vitit 2021, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Greqia dhe Italia. Ajo që vihet re është se më janar dhe në shkurt numri i turistëve nga Kosova ka shënuar rënie.

Turizmi ka vijuar rimëkëmbjen gjatë këtij viti, por ende nuk ka arritur në nivelet e para-pandemisë. Kjo ka ardhur për shkak të rënies së numrit të shqiptarëve nga Kosova që kanë hyrë në vendin tonë.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për dy muajt e parë të vitit, në vend kanë hyrë për periudhën janar-shkurt 913 mijë shtetas nga 766 mijë në raport me vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 19%.

LEXO EDHEKartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

Shtetasit nga Kosova, të cilët mbajnë peshën kryesore të turizmit kanë vijuar të jenë me rënie edhe në shkurt.

Për 2-mujorin hyrjet e tyre ishin 21% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këto shifra mund të jenë si rezultat i vendosjes së kushtit të vaksinimit nga qeveria e Kosovës, e cila ka frenuar lëvizjet e turistëve drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, referuar të dhënave të Institutit të Statistikave shihet se ka një rritje të ndjeshme të hyrjeve nga Greqia dhe Italia, ku në raport me një vit më parë janë rreth 32 mijë turistë më shumë.

Hyrjet e shtetasve nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që zënë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë pas Kosovës ishin pothuajse në të njëjtat nivele të një vit më parë.

Sipas raportit, për këtë 2-mujor është regjistruar një rritje e hyrjeve të shtetasve të huaj për qëllime personale apo pushime, ndërsa ulje kanë pësuar hyrjet për trajtime shëndetësore dhe qëllime fetare.

Sa i përket daljeve të shtetasve jashtë territorit shqiptar vihet re se gjatë këtyre 2 muajve kanë dalë nga territori shqiptar 1.1 milionë shtetas ose 34% më shumë se një vit më parë, por ende poshtë nivelit të 2019-ës.

LEXO EDHE: Udhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA/ E vetmja kompani sigurimi që ofron “Anullim Udhëtimi”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat