16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi“Turbulencë” në tregun e monedhave virtuale, Shiba-inu arrin nivelin më të lartë...

“Turbulencë” në tregun e monedhave virtuale, Shiba-inu arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Kriptomonedha Shiba-inu sapo është ngjitur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe është një nga monedhat dixhitale më të mëdha për nga vlera e tregut.

Monedha Shiba e frymëzuar nga dogecoin është rritur me 40% vetëm përgjatë shtatë ditëve të fundit. Coin Gecko e rendit atë si kriptmonedhën e 11 më të madhe.

Monedha fitoi më shumë se 45 milionë përqind vitin e kaluar, por më vonë vlera e saj ra me 10% pasi CEO e Tesla, Elon Musk deklaroi se nuk kishte më në zotërim asnjë monedhë Shiba. Postimet e tij në Twitter kanë krijuar shpesh turbulenca në tregun e kriptove.

Por gjithsesi, Shiba-inu ka arritur të kapë një rritje të madhe të menjëhershme pas investimeve të disa milionerëve Brenda natës.

Në fillim të këtij viti, bashkëthemeluesi i Ethereum, Vitalik Buterin, bëri bujë duke dhuruar monedhë shiba me vlerë 1 miliardë dollarë në një fond të ndihmës Covid-19 në Indi.

Monedhat virtuale kanë parë gjithashtu rritje shpërthyese. Bitcoin, kriptomonedha më e vlefshme në botë, arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej gati 67,000 dollarë për monedhë javën e kaluar, duke kryesuar rekordin e mëparshëm të vendosur në prill. Bitcoin aktualisht po tregtohet me pothuajse 62,000 dollarë .

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat