5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiTregu i sigurimeve vazhdon të tërheqë investitorë, 5.8 miliardë dollarë prime në...

Tregu i sigurimeve vazhdon të tërheqë investitorë, 5.8 miliardë dollarë prime në vetëm 7 muaj

Tregu i sigurimeve në Turqi vazhdon të tërheqë vëmendjen e investitorëve, por nevojiten më shumë përpjekje për të zhvilluar sektorin.

Ka shumë për të bërë nga operatorët për të rritur normën e penetrimit të sigurimeve dhe për ta çuar industrinë në nivelin tjetër.

Përveç 70 siguruesve ekzistues (45 jo jetë, 21 jetë dhe pension dhe 4 risigurues) që operojnë në treg, aktualisht janë tetë kompani për të cilat po vlerësohet aplikimi i tyre për të marrë një licensë sigurimi. 55% e aksionerëve të kompanive të sigurimit janë investitorë ndërkombëtar.

Primet e shkruara bruto të gjeneruara në treg kanë arritur në 5.8 miliardë dollarë në shtatë muajt e parë të këtij viti, duke regjistruar një rritje prej 91% krahasuar me të njëjtën peridhë të një viti më parë. Asetet totale të tregut të sigurimeve deri më 31 dhjetor 2021 shënuan një rritje prej 39% krahasuar me 12 muaj më parë. Norma vjetore e inflacionit në Turqi është përshpejtuar në 14 muajt pasues, duke arritur në 79.6% në korrik 2022.

Sektori i pensioneve dhe i jetës, të cilat mbulojnë mbi 14.1 milionë pjesëmarrës në total në vitin 2022, që prej lançimit të Sistemit të Pensioneve Private në vitin 2003, që është një zhvillim i jashtëzakonshëm.

Turqia ka një sektor financiar të diversifikuar që është gjerësisht i dominuar nga industria bankare, e cila kontrollon 91% të tregut. Pjesa e biznesit të sigurimeve dhe pensioneve është 4.2%.

Edhe me progresin e arritur gjatë viteve dhe rritjen reale të arritur pavarësisht normave të larta të inflacionit, treguesit për tregun e sigurimeve janë larg potencialit duke qenë se norma e penetrimit të biznesit të pensioneve dhe jetës është rreth 0.5% dhe penetrimi i jo jetës është më pak se 2%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat