8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike “po ndihmojnë” uraganët të bëhen më të fortë

Ndryshimet klimatike “po ndihmojnë” uraganët të bëhen më të fortë

Sipas shkencëtarëve, procesi i intensifikimit të shpejtë të uraganeve po bëhet më i shpeshtë dhe shkak për këtë janë ndryshimet klimatike të cilat shkaktohen nga njerëzit.

Mëngjesin e të martës, Uragani Ian u intensifikua në një stuhi të kategorisë 3, duke ‘u veshur’ me erëra të qëndrueshme prej rreth 125 miljesh për orë, përpara se të godiste Kubën perëndimore.

Uragani vazhdoi të forcohej ndërsa kaloi mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës në rrugën për në bregun perëndimor të Floridës, duke arritur në Kategorinë 4 të mërkurën në mëngjes.

Parashikuesit e motit paralajmëruan se uragani mund të kaloj në Kategorinë 5 deri në momentin që do të arrijë në tokë.

Intensifikimi i shpejtë ndodh kur një ciklon tropikal lëviz mbi ujë shumë të ngrohtë dhe brenda një mjedisi atmosferik dhe me kushte shumë të qeta rrethuese dhe një masë ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme. Këta faktorë ishin qartësisht ‘në lojë’para intensifikimittë shpejtë të Ian-it, ndaj kjo gjë ishte parashikuar shumë më parë. Jo çdo stuhi që ndodhet në këto kushte forcohet, pasi ndonjëherë për shkak të ndryshimeve strukturore të cilat është e vështirë ti parashikosh, por Ian e bëri”, ka shpjeguar Richard Knabb, drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve në Miami për CBS News.

Si e arriti intensifikimin uragani Ian?

Knabb tregon se uragani Ian arriti intensifikimin e shpejtë në më pak se 36 orë, pasi kaloi nga një stuhi tropikale me shpejtësi 45 milje për orë të dielën në mbrëmje, në një uragan me shpejtësi 115 milje për orë të kategorisë 3 të martën herët.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi parashikohet forcim i mëtejshëm përpara se uragani të bjerë në tokë në bregun perëndimor të gadishullit të Floridës, sepse erërat e forta të nivelit të sipërm që zakonisht do të dobësonin stuhinë nuk pritet të ndikojnë në kohë.

LEXO EDHE: Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq/ Top News: Siguroni shtëpinë dhe biznesin në SIGAL

“Ian fatkeqësisht ka përfituar nga ujërat më të ngrohta se mesatarja e Karaibeve veriperëndimore dhe Gjirit juglindor të Meksikës për t’u intensifikuar me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit. Si avionët gjuetarë të uraganeve edhe imazhet satelitore janë përdorur për të përcaktuar intensitetin e asaj që tani është një uragan i madh në shkallën e erës”, tha Knabb.

Si ndikojnë ndryshimet klimatike në intensifikimin e uraganeve?

Ekspertët e Qendrës Kombëtare të Uraganeve shpjegoi se ndryshimi i klimës është një faktor në intensifikimin e uraganeve pasi uji i ngrohtë i oqeanit nxit stuhi më të forta.

“Ngrohja e temperaturave të sipërfaqes së detit siguronë lëndë djegëse për uraganet, të cilat mbështeten në një atmosferë të lagësht dhe të paqëndrueshme, të gjitha këto po bëhen më të favorshme për forcimin e uraganeve në klimën tonë në ndryshim. Uraganet duket se po arrijnë kulmin në fuqi dhe duket se po intensifikohen shpesh me një ritëm të shpejtë. Ne në përgjithësi nuk po shohim më shumë stuhi tropikale dhe uragane, por përqindjen e stuhive që intensifikohen po bëhet më e madhe”, tha Knabb.

Sipas Knabb, urgani Ian është shembulli i  parë i një stuhie të rrezikshme që lëviz ngadalë e mund të shkaktojë erëra të dëmshme në disa vende si edhe përmbytje të shkaktuara nga shiu të kombinuara me stuhi, të cilat i detyrojnë shumë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

LEXO EDHE: Përgjegjshmëria kolektive dhe rëndësia e Sigurimit të Pronës në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat