10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, 3-mujori 2023/ Sigurimi Privat i...

Tregu i Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, 3-mujori 2023/ Sigurimi Privat i Shëndetit, sigurimi vullnetar. Investimet në Sigurimin e Pasurisë arritën në 10 milionë euro

Primet në sigurimet jo-jetë në Maqedoninë e Veriut për 3-mujorin e parë 2023 arritën në 3 miliardë denarë, ose 48,4 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), 11 kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës kanë shitur mbi 369 mijë kontrata sigurimesh, 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Klasa me popullaritet më të lartë dhe rritjen më të shpejtë edhe në këtë periudhë është Sigurimi Privat i Shëndetit ku për 3 muajt e parë të vitit  janë lidhur mbi 11,700 kontrata ose 50% më shumë se tremujori i parë i një viti më parë.

Qytetarët ie Maqedonisë së Veriut kanë investuar 367,5 milionë denarë ose 6 milionë euro në Sigurimin Privat të Shëndetit, përfshirë familje dhe kompani.

LEXO EDHE: UNIQA në Evropën Qëndrore dhe Lindore/ Zgjidhje novatore për Sigurimin e Shëndetit

Rritje prej 10.5% shënoi edhe klasa më e madhe e sigurimeve vullnetare, Sigurimi i Pasurisë ku primet kanë arritur në 612 milionë denarë ose 10 milionë euro.

Në tre muajt e parë të këtij viti, qytetarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit çka është reflektuar edhe në shtimin e policave (64 mijë polica) të Sigurimit Shëndet në Udhëtim që për këtë 3-mujor kap vlerën e  44 milionë denarë (713.000 euro).

Peshën më të madhe në Sigurimet jo-jetë e ka sigurimi motoric TPL, për të cilin janë arkëtuar 1,18 miliardë denarë (19,2 milionë euro) për tre muaj ose 13% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

LEXO EDHE: Në Sigurimet e Jetës na i kalon edhe Maqedonia e Veriut/ Shpenzimi mesatar për frymë në Shqipëri vetëm 5.2 euro

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat