19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTornado dhe përmbytje/ Mot ekstrem në SHBA, dëme në njerëz dhe materiale

Tornado dhe përmbytje/ Mot ekstrem në SHBA, dëme në njerëz dhe materiale

Pesë shtete amerikane nga Teksasi në Florida përballen me një mot të përkeqësuar ndjeshëm e përgatiten këtë javë për tornado e bashke me to, edhe për dëme të mëdha.

14 tornado janë konfirmuar në Teksas, Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida, thonë mediat vendase. Përveç tornadove, sistemi i stuhive prodhoi gjithashtu emergjenca përmbytjesh nga Teksasi lindor në New Orleans, Luiziana dhe Tallahassee.

Tornadoja e fundit e konfirmuar u përplas të enjten në Bakersville, Florida, por ende nuk ka detaje rreth fuqisë së saj apo shkallës së dëmeve të shkaktuara.

Të paktën tre vetë humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën pasi 6 tromba shkatërrimtare ajri kaluan në muajin mars në Indiana, Kentaki dhe Ohio.

Viktimat vdiqën në rulotat e tyre ndërsa shumica e të lënduarve kishin gjymtyrë të thyera.

Banorë vendas thanë se nuk kishin përjetuar kurrë diçka të tillë, edhe pse tornado nuk janë një fenomen i pazakontë për zonën. Fuqia e tyre këtë radhë megjithatë, ishte më e madhe.

Lugina e Ohios përballet dhe tani me një kërcënim të ngjashëm, si dhe vërshime ujërash, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet dhe nga breshëri.

LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë por rikuperojmë pasuritë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat