Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje, qytetarëve sot, të vendosin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen, pasi po konstatohet shtim i rasteve me Covid-19.
LEXO EDHE: Nga Check Up-i deri në 500,000 Euro mbulim/ Pse shërbejnë Kartat e Shëndetit SIGAL
Në njoftimin e bërë mesditën e sotme, Instituti thekson:
“Të nderuar qytetarë!
Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje!
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;
me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.”
LEXO EDHE: Dy vite pandemi në Shqipëri / Si i ndihmoi SIGAL UNIQA mijëra qytetarë