14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti që shkundi jugun e vendit mëngjesin e sotëm, sizmologu: Ishte në...

Tërmeti që shkundi jugun e vendit mëngjesin e sotëm, sizmologu: Ishte në kufi me pllakat tektonike të Adriatikut, vërehet se…

Korfuzi është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet i fuqishëm 4.7 ballë i shkallës rihter.

Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në jugun e vendit, Sarandë, Himarë dhe zonat përreth.

LEXO EDHETërmet i fortë në Greqi, ndjehet në të gjithë Jugun e Shqipërisë

Sizmologu Edmond Dushi, në një lidhje Skype për “Breaking” në Top News, tha se kemi të bëjmë me një aktivitet të shtuar tektonik në afërsi të ishullit të Korfuzit.

Ai shtoi se vihet re që javën e fundit ka pasur një rritje të aktivitet në të dyja skajet e pllakës tektonike të Adriatikut, duke nisur me tërmetet në Bosnje, Itali dhe Korfuz.

Kemi një aktivitet të shtuar, në afërsi të ishullit të Korfuzit, në kufi me detin Jon, është një kontakt me kufirin e pllakave tektonike, me pjesën jugore të pllakës së Adriatikut. Vihet re që javën e fundit kemi një rritje të aktivitet në të dyja skajet e pllakës së Adriatikut, duke nisur me tërmetet në Bosnje, Itali dhe Korfuz. Pason dhe atë të Malit të Zi. Ky i sotmi ishte 4.7  i shkallës rihter. Sa i përket madhësisë, shohim që është shtuar madhësia e tërmeteve të moderuara dhe që tregon shprehje të qartë të aktivitetit sizmik në rajonin tonë dhe të lidhur me aktivitetin gjeodinamik të pllakës së Adriatikut”, tha ai.

LEXO EDHE: Kur dhe pse bien tërmetet/ Një histori e aktivitetit sizmik në Shqipëri dhe pse Sigurimi nuk është shpenzim por investim

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat