8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmete, përmbytje, stuhi, rrëshqitje dheu.../ Në një javë ndodh gjithçka në Shqipëri....

Tërmete, përmbytje, stuhi, rrëshqitje dheu…/ Në një javë ndodh gjithçka në Shqipëri. A keni menduar të siguroni shtëpinë tuaj?

Brenda jave ndodh gjithçka: tërmete, përmbytje, stuhi ere rrëshqitje dherash dhe zjarre në disa banesa dhe biznese.

Viti 2023 ka nisur jo në mënyrën e duhur për Shqipërinë me vendin që po përballet me një sërë fatkeqësish natyrore, që kanë shkaktuar jo pak dëme në prona.

Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore si tërmetet, përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e tokës.

Ndryshimet klimatike, veçanërisht frekuenca e ngjarjeve ekstreme të motit dhe luhatjet e temperaturave që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, mund të shkaktojnë shumë dëme në prona dhe shëndet dhe që kanë ndikim të madh në ekonominë kombëtare.

LEXO EDHERizgjimi i tërmeteve në vend/ Ponari: Siguroni çfarë keni ndërtuar me shumë mund

Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj.

Këto skenare po përsëriten çdo vit, madje edhe disa herë brenda një viti dhe prej shumë vitesh në mënyrë konstante.

Një herë Veriu i Shqipërisë, një herë Jugu e një herë Qendra, nuk ka rëndësi vendndodhja gjeografike, rëndësi ka që ngjarje të tilla prekin me mijëra familje shqiptare, të cilat “nuk do ta ngrenë më kokën”, ndoshta për gjithë jetën.

Në një studim të fundit që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë tregohet se, humbjet ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.

Nga viti 1852 deri në vitin 2021 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.

Përmbytjet në afro 38% vlerësohen si shkaktare të humbjeve më të mëdha ekonomike gjatë periudhës 1990-2021, të ndjekura nga përmbytjet e shpejta dhe rrëshqitjet e tokës.

Në bazë të të dhënave historike, përmbytjet më të mëdha kanë qenë ato të nëntorit të vitit 1962 dhe të janarit të vitit 1963, të cilat përmbytën rreth 70,000 hektarë tokë bujqësore.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet.

Gjatë 33 viteve të fundit, humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vlerësohen në 2,3 miliardë dollarë

Katastrofat natyrore mbartin potencialin për t’i shkaktuar dëme serioze shtëpisë dhe sendeve tuaja personale, ndonëse ato janë të paparashikueshme dhe jashtë kontrollit tuaj. Ne nuk jemi Zoti që ti shmangim ato, por ne mund të parandalojmë dëmet financiare që shkaktohen prej tyre.

Sigurimi i Shtëpisë

Shumëkush i quan sigurimet si taksa dhe jo si shërbim të domosdoshëm.

Sigurimi i Shtëpisë është një produkt, të cilin duhet ta ketë çdo familje apo biznes.

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Sigurimi i shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi ku përfshihet ai i ndërtesës dhe orendive apo pasurive personale brenda saj.

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet një shtëpi? 

Zjarri që nënkupton djegien me flakë të të mirave materiale, jashtë një vatre të përshtatshme, që mund të zgjerohet e të përhapet”;

Rrufeja që nënkupton shkëndinë elektrike të shkaktuar nga një rritje tensioni (volt) ose intesiteti (amper), si rrjedhojë e një ndryshimi të madh të një reje, o të një reje e ajrit përreth ose të tokës;

Eksplozioni që nënkupton zhvillimin e gazrave ose avujve me temperaturë të lartë e të tensioneve, shkaktuar nga reaksionet kimike, dhe zgjatet vetë me shpejtësi të madhe;

Tërmeti;

Përmbytja,

Breshëri;

Rredhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;

Mbingarkesa me dëborë që nënkupton rënien e plotë ose të pjesshme e çatisë ose të mure të shkaktuara nga mbingarkesa me bore);

Rënie avionesh, pjesëve të tyre ose gjërave që transportohen nga to;

Vjedhja si pasojë e hyrjes me forcë në këto ambjente;

Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

Ndërgjegjësimi qytetar për Sigurimin e Pronës, ende i ulët

Pavarësisht se çmimi për Sigurimin e Shtëpisë nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit, ndërgjegjësimi qytetar për ta blerë atë mbetet ende i ulët.

Sipas shifrave zyrtare të AMF, qytetarët shqiptarë kanë paguar afro 2 miliardë lekë apo 17 milionë euro për sigurimimin e pronave nga zjarri dhe forcat e natyrës, apo dëmtime të tjera për periudhën Janar-Nëntor 2022. Ndërsa në Europë paguhet deri në 3000 euro për fymë në vit.

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se të pasurit e një police sigurimi na ndihmon të mbulojmë dëmtimet apo humbjet si pasojë e një katastrofe natyore.

Sigurimi i Shtëpisë, direkt nga celulari juaj

Tashmë ju mund të siguroni apartamentin, vilën, biznesin nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.

Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet e papritura por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Për çdo pyetje, shkruani në:

e-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 606 2829

LEXO EDHE: Një dimër i mbushur me rreziqe/ Sigurimi i Pronës jetik, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat