10.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Teleshëndet" nga SIGAL UNIQA, e vetmja platformë në Shqipëri që sjell mjekun...

“Teleshëndet” nga SIGAL UNIQA, e vetmja platformë në Shqipëri që sjell mjekun në celularin tuaj

Nëse ka një arsye shumë të fortë pse edhe pas 24 vitesh nga themelimi SIGAL UNIQA Group Austria mbetet lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri, pa dyshim që është novacioni dhe risitë që kjo kompani sjell vazhdimisht për klientët e saj.

Në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe botën, kur pandemia COVID-19 qëndronte si kërcënim serioz mbi kokat e gjithësecilit prej nesh, SIGAL UNIQA solli për herë të parë në vendin tonë shërbimin e TeleShëndetësisë.

Duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike, me shërbime që ofrojnë mundësi fantastike, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group” solli shërbimin “TeleShëndet”.

Një ide novatore e themeluesit dhe drejtuesit të saj, Z. Avni Ponari,  unike për Shqipërinë pasi nuk ofrohet nga askush tjetër, e cila u jep mundësinë çdo individi apo familjeje të ketë mjekun në celularin apo laptopin e tij gjatë 24 orëve të ditës, kudo që ju ndodhen.

Por me kalimin e muajve, “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA është pasuruar me më shumë benefite që lehtësojnë përditshmërinë e klientëve të saj.

Por çfarë ofron ky shërbim?

  • Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  • Check up 1 herë në vit
  • 50% zbritje për çdo ekzaminim gjatë shtatzanisë suaj
  • 50% zbritje për ekzaminime laboratorike (echo, analiza)
  • 20% zbritje për shërbimin e “Infermierit në shtëpi”
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • Palestër me çmim preferencial
  • Shërbime estetike me çmim preferencial
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET

Sot, SIGAL UNIQA Group Austria e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore duke dashur tu japë mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.

  • Fëmijë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
  • Individë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
  • Të rritur me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
  • Familje me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
  • Sportistë me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh

Por SIGAL UNIQA nuk është ndalur me kaq.

“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton internetin dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër. Ndaj mos humbisni kohë.

Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, vizitoni:

Web: www.teleshendet.al

Ose shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: E para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat