17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiTeknologjia e droneve/ Novacioni më premtues në aplikimet e rrezikut të ujit

Teknologjia e droneve/ Novacioni më premtues në aplikimet e rrezikut të ujit

Një ndër sfidat më të mëdha momentale është edhe përfshirja e përdorimit të gjerë të dronëve në projektet novative për aplikimet e rrezikut të bazuar në ujë.

Shumë tekonologji të sensorëve në distancë janë të pranishme si në industri, ashtu edhe në akademi, duke filluar që prej sensorëve në bazë tokësore deri te platfomat ajrore dhe ato të bazuara në hapësirë.

RSS-Hydro po përpiqet të zhvillojë ide novative në këtë sektor.

 

Mundësitë e tregut të dronëve

Një nga sektorët kryesorë ku ky plan ka parë përparime në dekadat e fundit është bujqësia. Ajo është bërë një nga sektorët kryesorë të aplikimit në tregun e dronëve, me një vlerë potenciale të vlerësuar prej 32.4 miliardë dollarë. Gjithashtu edhe industria e sigurimeve nuk mbetet pas, me një vlerë tregu prej 6.8 miliardë dollarë.

Një tjetër sektor aplikimi për zgjidhjet e bazuara në dron është menaxhimi i emergjencave, veçanërisht në rastin e fatkeqësive natyrore si përmbytjet. Kjo vlen veçanërisht vlerësimi i dëmeve dhe llogaritja e shkallës së përmbytjes.

 

Sfidat e industrisë

Është e qartë se dronët janë jashtëzakonisht të dobishëm dhe kanë potencial të madh të rritjes së tregut, por edhe sfidat për përdorimin e kësaj teknologjie nuk mungojnë. Këto sfida përballen kryesisht në Evropë, ku rregulloret e reja kufizojnë përdorimin e dronëve, veçanërisht për dronët që mbeten të pacertifikuar. Objektivi është të krijohet një mjedis i kontrolluar dhe të rritet siguria ndërsa dronët fillojnë të përdoren në një gamë të gjerë sektorësh për shkak të një ‘tregu të lulëzuar’.

Si pasojë, fluturimi i dronëve, qoftë si individ për përdorim privat apo në një mjedis komercial, kërkon një sërë masash paraprake në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret. Fatkeqësisht, kjo mund të rezultojë të jetë shumë më komplekse sesa pritej në disa raste, veçanërisht kur shikojmë vlerësimet e rrezikut ose kategorinë specifike.

 

Mundësitë e kërkimit dhe zhvillimit

Për shkak të fleksibilitetit të lartë dhe blerjes së lehtë të teknologjisë së dronëve, ato janë bërë një aset në një gamë të gjerë projektesh novative. RSS-Hydro po udhëheq disa projekte novative të kërkimit dhe zhvillimit, duke kombinuar modelimin kompjuterik me përparimet më të fundit në teknologjitë e sensorëve në distancë, duke përfshirë imazhet satelitore dhe dron.

Në një nga projektet e saj, RSS-Hydro po shikon teknologjinë e dronëve për të vëzhguar gjendjen e bimëve dhe kulturave të ndikuara nga thatësira. Meqenëse ndikimi i thatësirave bujqësore varet nga disa faktorë lokalë, si toka, kultura dhe fazat e rritjes së të korrave, nevojiten informacione me rezolucion shumë të lartë hapësinor për të vlerësuar ndikimin e tyre të lokalizuar. Për këtë, një objektiv i projektit është zhvillimi dhe ngritja e një shërbimi monitorimi të thatësirës me bazë drone, i cili mund të aktivizohet kur ngjarjet e thatësirës parashikohen të ndodhin në një zonë të caktuar.

 

E ardhmja e teknologjisë së dronëve

Përfitimet e dronëve janë të shumta. Teknologjia e droneve mund të ofrojë produkte ose shërbime me cilësi të lartë dhe të ofrojë zgjidhje të nivelit të lartë me kosto efektive dhe të përshtatura. Dronët janë veçanërisht tërheqës si një alternativë me kosto të ulët pa kontakt për avionët e vegjël, për marrjen e të dhënave me precizion të lartë mbi zona që janë zakonisht shumë të vogla për satelitët për të zbuluar ndonjë detaj. Për më tepër, ato ndihmojnë në mbajtjen e avionëve të drejtuar me kosto efektive.

Pavarësisht se rregulloret e funksionimit për dronët po bëhen më të rrepta, mundësitë komerciale janë jashtëzakonisht premtuese dhe në rritje të shpejtë. Parashikimet e tregut për përdorimin e teknologjisë së dronëve duken shumë premtuese, me risitë teknologjike në prodhimin e dronëve dhe zhvillimin e sensorëve që hapin shumë mundësi të reja për rritje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat