8.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë siguruarit paguan 156 milionë euro gjatë 2021/ Rriten me 16% sigurimet...

Të siguruarit paguan 156 milionë euro gjatë 2021/ Rriten me 16% sigurimet Jo-Jetë në Maqedoninë e Veriut

Qytetarë, shoqëri dhe institucione gjatë vitit 2021 kanë nënshkruar pothuajse 1.5 milionë kontrata sigurimesh jo-jetë, çka do të thotë 30% më shumë se në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Vërehet një rritje e investimeve në sigurime në 15 klasa sigurimesh, dhe më e rëndësishmja për t’u theksuar është rritja e kërkesës për sigurime të shëndetit në udhëtimi, sigurime pasurie, sigurime shëndetësore private.

Siguruesit kanë investuar 9,6 miliardë denarë (156,5 milionë euro) në të gjitha 18 klasat e sigurimit jo-jetë. Kjo është 1,3 miliardë denarë (21 milionë euro) më shumë në krahasim me vitin 2020.

Investimet në sigurimet jo-jetë vitin e kaluar janë më të larta krahasuar me vitin 2019, çka tregon se industria e sigurimeve është rikuperuar plotësisht nga ndikimet negative dhe kufizimet e shumta të shkaktuara nga pandemia.

Në sigurimin e pasurisë, klasën më të madhe vullnetare të sigurimit, qytetarët dhe personat juridikë vitin e kaluar kanë investuar gjithsej 2,17 miliardë denarë (35,2 milionë euro). Kjo është 16,5% ose mbi 300 milionë denarë (5 milionë euro) më shumë se vitin e kaluar.

Me një rritje prej 34% më shumë se në vitin 2020, individët kanë investuar në sigurimin e pronës, përkatësisht gjithsej 679 milionë denarë (11 milionë euro). Sektori korporativ i ka rritur investimet e tij në sigurimin e pronës me 10% vitin e kaluar duke arritur në 1,5 miliardë denarë (24,2 milionë euro).

Ashtu siç pritej, rritja më e madhe vitin e kaluar ishte në sigurimet e udhëtimit, të cilat arritën në 148 milionë denarë (2,4 milionë euro), e cila përkthehet në një rritje me 94% më shumë se në vitin 2020 kur pothuajse të gjitha udhëtimet u reduktuan në zero pjesën më të madhe të vitit për shkak të pandemisë globale shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Rritje ka patur edhe në sigurimet private të shëndetit. Produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i krizës shëndetësore.

Në këtë klasë, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë investuar gjithsej 405 milionë denarë (6,6 milionë euro),  48% më shumë se gjatë pandemisë së vitit 2020.

Me rritje të moderuar shfaqet edhe sigurimi Kasko. Në këtë klasë vitin e kaluar janë investuar gjithsej 890 milionë denarë (14,5 milionë euro), 8% më shumë se vitin paraprak.

Në klasën më të madhe të sigurimeve – në sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, vitin e kaluar shitja e policave arriti në 4,8 miliardë denarë (78,6 milionë euro), 17% më shumë se në vitin 2020.

Vlen të përmendet se të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë shënuan rritje të shitjeve të policave të sigurimit, çka tregon për një fuqizim të konkurrencës në këtë sektor.

LEXO EDHERMV/ Rritje e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2021, UNIQA mes kompanive që paguan më shumë dëme

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat