15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë paqarta shkaqet, rrëzohet avioni luftarak në Kaliforni

Të paqarta shkaqet, rrëzohet avioni luftarak në Kaliforni

Një avion ushtarak është rrëzuar në SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se avioni është rrëzuar në Kaliforni, njoftojnë autoritetet.

Aeroplani i tipit “F/A-18F Super Hornet” u rrëzua të hënën rreth orës 3 të pasdites në një zonë të skajshme të parkut kombëtar, thuhet në deklaratën e forcave amerikane.

Piloti i paidentifikuar, i cili u largua nga aeroplani në mënyrë të sigurt para aksidentit, u trajtua për lëndime të lehta në një spital në Las Vegas dhe është lëshuar më vonë në mbrëmje.

Asnjë civil nuk është lënduar si rezultat i këtij incidenti. Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Forcat Detare do të punojnë së bashku për ta koordinuar pastrimin e kësaj zone të egër”, thuhet në deklaratë.

 

 

Incidenti është duke u hetuar dhe forcat detare thanë se janë duke bashkëpunuar me autoritetet lokale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat