5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë mërkurën temperaturat zbresin në minus

Të mërkurën temperaturat zbresin në minus

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të ndikojnë vendin tonë ku priten reshje shiu në fillimin e javës.

Gjatë kësaj jave, dita e parë e saj (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të vranët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazheueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet përsëri i vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore mbi 300 metër dhe ato kodrinore mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet kryesisht mesatar.

Për të dyja ditët (e Hënë dhe e Martë) reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke nisur nga dita e Mërkurë dhe deri në fund të javës (dita e Premte) mbi vendin tonë pritet të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Lexo edhe: I ftohti polar vjen në Shqipëri, “mbuloni” makinën tuaj me KASKO

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat