13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë mbetur pa shtëpi nga tërmetet e 2019-ës, durrsakët ende me sytë...

Të mbetur pa shtëpi nga tërmetet e 2019-ës, durrsakët ende me sytë nga shteti. Kur do marrë fund kjo gjë?!

Edhe pse kanë kaluar mbi 2 vjet nga tërmetet tragjike të 2019-ës vonesat në procesin e rindërtimit po i përballin shumë familje durrsake me vështirësi të reja për strehimin e tyre.

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm kërkesën për banesa me qira.  Rrjedhimisht edhe vlerën e tyre.

Ne kërkojmë shembjen dhe rindërtimin pa vonesë. Sa vite duhen?! Ne jemi me qira dhe na kanë njoftuar të dalim nga shtëpitë me qira se u duhen për plazh ato. Tani kërkojnë jo 200, po 400 mijë lekë po ku t’i gjejmë?!”, shprehet një prej qytetarëve.

“Kryetarja e bashkisë, para zgjedhjeve, na tha që prishja ka rrezikshmëri të lartë për pallatet e tjera. Ne jemi me qira dhe kemi lidhur një kontratë për 200 mijë lekë sa marrim, por ata po i rrisin dhe po na nxjerrin jashtë në rrugë”, shprehet një tjetër.

180 familje të katër pallateve në lagjen 5 të Durrësit, të cilat do të shemben për t’u rindërtuar nga e para, janë bërë bashkë për të hartuar një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të rindërtimit dhe kryebashkiakes së Durrësit. Ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të përshpejtuar procesin e rindërtimit dhe kthimin e tyre sa më të shpejtë në shtëpitë e tyre.

“Plaçkat u prishën, po të paktën të marrim shtëpinë. Është mundimi i të gjithë jetës sonë”, thotë një banor.

Në Durrës ka ende shumë apartamente dhe pallate të dëmtuara në pritje të rindërtimit.

SHQIPËRIA ZONË ME AKTIVITET TË LARTË SIZMIK

Shqipëria mbetet një zonë me aktivitet sizmik të ndjeshëm, e kjo është vërtetuar edhe nga lëkundjet e fuqishme që janë regjistruar vitet e fundit.

E njëjta problematikë natyrore ka gjasë që të përsëritet sërish, ndaj lind nevoja që jeta, shëndeti juaj, por edhe pronat si banesat dhe bizneset të jenë të siguruara për rastet e katastrofave natyrore.

SIGAL UNIQA, MBI 16 MILIONË EURO DËMSHPËRBLIME PËR TËRMETET E 2019

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal, duke nisur nga 25 Lekë në ditë.

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Sigurimet as nuk i parashikojnë dhe as nuk i parandalojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë pronën tuaj, shtëpi apo biznes, financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve.

GJITHMONË SHPRESAT TE SHTETIT?!

Praktika botërore janë shembulli më i mirë për Shqipërinë, ku këto rreziqet janë katastrofat natyrore janë të detyruara me ligj që të sigurohen. Mjafton që këto praktika pune të implementohen edhe te ne me format e realizimit që mund të jenë të ndryshme.

Një nga mënyrat efikase do të ishte që shteti ta marrë vetë përsipër që t’i mbulojë këto katastrofa, duke blerë rreziqet nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Këto të fundit janë të risiguruara dhe bashkëpunojnë me disa nga kompanitë më me emër në botë duke dhënë mundësinë për të mbuluar katastrofat natyrore të të gjitha përmasave në vend.

Mënyra tjetër është që shteti të ndërtojë një ligj, ashtu siç ka ndodhur në Turqi, në Greqi, në Rumani, në Poloni dhe pothuaj në të gjithë Europën, ku sigurimi i banesave është i detyrueshëm.

Shqipëria ka nevojë për një ligj, i cili do të ndërtonte një mbrojtje kolektive të gjithanshme për të gjithë vendin. Realizimi i njërës prej platformave të sipërpërmendura, do të shmangte përfundimisht përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve, do t’i jepte një frymëmarrje buxhetit të shtetit, ekonomia e vendit do të ringrihej dhe qytetari do të ishte i pavaruar nga shteti.

SIGURIMI I SHTËPISË, TANI VETËM NJË KLIK LARG

SIGAL UNIQA kërkon tu japë prioritet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetojmë. Të gjithë e dimë që jeta ndonjëhere sjell të papritura e rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë ndaj Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.

Tashmë Sigurimin e Shtëpisë mund ta blini online TANI, në pak minuta, duke kursyer kështu kohë dhe para. 

 Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

LEXO EDHE: Automjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat