10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë gjithë me sytë nga "Arena Kombëtare"/ Sonte në mbrëmje, Shqipëri-Izrael

Të gjithë me sytë nga “Arena Kombëtare”/ Sonte në mbrëmje, Shqipëri-Izrael

Dueli i parë përkon më 12 nëntor të vitit 2016, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në “Elbasan Arena” u mposhtëm 0-3 në një sfidë ku djemtë e Di Biasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Berat Gjimshitit (17’).

Më pas hakmarrja në Haifa më 11 qershor të vitit pasardhës. Armando Sadiku (2x) dhe Ledian Memushaj i dhuronin fitoren Shqipërisë në një ndeshje perfektë, që rezultoi e fundit e De Biasit në stolin kuqezi.

Takimi i tretë u zhvillua në 7 shtatorin e vitit 2018, i vlefshëm për edicionin e parë të Nations League. Shqipëria fitonte 1-0 në “Elbasan Arena” falë golit të Taulant Xhakës në pjesën e dytë.

Ndërkohë, më 14 tetor të po atij viti vendasit fituan 2-0 takimin e luajtur në Be’er Sheva.

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, mbështet Kombëtaren Shqiptare, duke u qenë sponsor zyrtar i saj që prej vitit 2016.

Gjatë kësaj kohe SIGAL UNIQA Group Austria ka marrë përsipër edhe sigurimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë pjesë e kontratës, nga e cila do të përfitojnë sigurimin e shëndetit, janë edhe të gjitha ekipet e grupmoshave, të gjitha ekipet e Superligës Shqiptare si dhe i gjithë stafi i FSHF-së.

Djemtë kuqezinj janë krenaria jonë kombëtare, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë dhe SIGAL është i lumtur që i mbështet ata.

LEXO EDHEKampionët i besojnë SIGAL UNIQA-s/ Sigurimi për Sportistët, partneri juaj për një karrierë të suksesshme

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat