17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Surprizat’ e motit duke nisur nga mesjava/Si parashikohen të jenë temperaturat

“Surprizat’ e motit duke nisur nga mesjava/Si parashikohen të jenë temperaturat

Vranësirat do të jenë prezente në territorin shqiptar, ku herë pas herë do të ketë edhe reshje në sasi të pakta.

Meteorologia Lajda Porja thekson se nga e marta, pritet përmirësim i kushteve të motit nga e mërkura deri të premten.

“Parashikohet që sot vranësirat të zhvillohen herë pas here, duke sjellë reshje në sasi të pakta. Në majat e maleve do të ketë reshje të izoluara dëbore. Duke filluar që nga nesër, moti do të jetë kryesisht i kthjellët pothuajse në pjesën më të madhe të territorit. Nesër presim reshje të pakta dhe të izoluara në zonat malore. Nga e mërkura deri të premten, do ketë përmirësim të dukshëm të motit. Do të jetë i kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare dhe nuk presim që të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit sot kanë pësuar një rënie të lehtë. Minimale regjistrohen -1 në Peshkopi, dhe maksimalja deri në 16 gradë në Vlorë dhe Sarandë.

Nga e marta deri të premten, do të kemi rritje të lehtë graduale të temperaturave. Megjithatë, minimalet do të mbeten në 0 dhe -1 dhe maksimalet deri në 18 gradë”.

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologia u shpreh:

“Ndërkohë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të pakta e të izoluara deri në mesin e javës. Pas së mëkurës , do të ketë përmirësim të dukshëm të motit. Masat ajrore të qëndrueshme do të mbizotëtrojnë edhe në Kosovë dhe Maqedoni, duke rikthyer kthjellimet dhhhe vënraiësrat e lehta. Temperaturat në Kosovë do të luhaten nga -2 deri në 12 gradë. Maqedonia do të regjistrojë temperature 0 dhe -1 minimalet dhe maksimalet 13 apo 14 gradë“.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat