13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRindërtimi, 125 pallate ende të papërfunduar/ Pse sigurimi na bën qytetarë të...

Rindërtimi, 125 pallate ende të papërfunduar/ Pse sigurimi na bën qytetarë të pavarur dhe me dinjitet?

Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me shumë gjasa do të shkojë përtej vitit 2024.

Qysh nga nisja në vitin 2020 e deri më sot ka qenë e vështirë të bëhet një bilanc për pikën ku ndodhemi për shkak të copëzimit në disa njësi zbatuese por edhe të ndryshimeve në kalimin e përgjegjësisë për këtë program.

Së fundmi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë iu përgjigj një kërkesë për informim nga ana e “Monitor” mbi këtë ecurinë e këtij procesi duke dhënë kështu për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të këtij program si dhe të apartamenteve duke u shprehur ndër të tjera se, “janë në proces rindërtimi dhe në pritje për tu përfunduar rreth 125 ndërtesa me njësi banimi (pallat)”.

Mbetet e paqartë sesa është numri i apartamenteve që përfshihen në këto ndërtesa me njësi banimi.

Shpenzimet faktike për procesin e rindërtimit deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 92 miliardë lekë apo rreth 885 milionë euro. Këto shpenzime përfshijnë financimin e programit në 11 bashki të prekura në vend nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dëmet nga fatkeqësia e 26 nëntorit 2019

Ecuria e programit të rindërtimit vit pas viti ka qenë e ngadaltë duke bërë që mijëra familje ende të jenë në banesa me qira.

Një raport i vlerësimit të nevojës pas fatkeqësisë, i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Ministrave zbuloi në shkurt 2020 publikoi shifrat zyrtare mbi dëmet pak para fillimit të Konferencës së Donatorëve.

Në total, efekti i fatkeqësisë vlerësohej sa 6.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB) ndërsa në humbje 1.1% e PBB, çka në total e çon shifrën 7.5% e PBB.

Vlerësimi tregon se në total, efekti i fatkeqësisë në 11 bashki llogaritet rreth 985.1 milionë euro, apo 121.21 miliardë lekë, nga të cilat 843 milionë euro, 103.84 miliardë lekë, përfaqëson vlerën e aseteve fizike të shkatërruara dhe 141.2 milionë euro, 17.37 miliardë lekë, referuar humbjeve. Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), ndjekur nga sektori prodhues me 8.4% dhe edukimi me 7.5%. Sa u takon humbjeve, në sektorin prodhues llogaritet më i larti me 56.4%, ndërsa në strehim 24.1% dhe mbrojtje civile dhe reduktim i riskut, në 9.4%”, thuhej në raport.

Dëmet u llogaritën për disa sektorë ku në strehim 11.490 njësi u kategorizuan si plotësisht të shkatërruara ose të prishura dhe do të duhet të rindërtoheshin, ndërsa një shtesë 83,745 njësi strehimi u dëmtuan pjesërisht ose lehtë, duke pasur nevojë për riparim. Në përgjithësi, 18% e njësive totale të banesave u prekën.

Tek arsimi dëmet u raportuan në 321 institucione arsimore në 11 rajonet e prekura, duke përfaqësuar 24% të të gjitha institucioneve arsimore.

PSE SIGURIMI ËSHTË MËNYRA MË E MIRË PËR TU MBROJTUR FINANCIARISHT?

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Sigurimi i Pronës, duke përfshirë sigurimin nga një sërë rreziqesh, ju mbron nga një rrënim financiar.

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

Sigurimi i Pronës: Ngjarjet e papritura dhe aksidentale mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në pak sekonda, duke lënë pas vetëm hi dhe kujtime. Sigurimi i Pronës ofron një mburojë mbrojtëse kundër këtyre rreziqeve.

Sigurimi jo vetëm mbulon kostot e rindërtimit dhe riparimit, por gjithashtu na ndihmon të qëndrojmë të qetë duke ditur se pasuritë tona janë të mbrojtura.

Përse është e Rëndësishme?

Duke siguruar pronat tona dhe duke mbajtur përgjegjësi për hapësirat publike që menaxhojmë, ne jo vetëm që mbrojmë investimet dhe pasuritë tona, por gjithashtu kontribuojmë në një shoqëri më të sigurt dhe më të përgjegjshme.

Sigurimi na ndihmon të parandalojmë humbjet financiare dhe emocionale që mund të shkaktohen nga aksidentet e papritura.

Çmimi? Shumë minimalist! Më pak se një kafe në ditë ose rreth 1 euro për m2.

Sigurimi na bën qytetarë të pavarur dhe me dinjitet

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit. Na mjafton kontrata e sigurimit dhe me të paraqitemi pranë kompanisë, e cila edhe na rimburson.

Shembujt janë të shumtë por ne po ju sjellim disa prejt tyre:

 

Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

SIGURONI PRONËN, SIGURONI TË ARDHMEN DHE JETONI SI QYTETARË ME DINJITET DHE TË PAVARUR

Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: “Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat