11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia "Hilary" bllokon një qytet të tërë

Stuhia “Hilary” bllokon një qytet të tërë

Stuhia tropikale Hillary e cila ka  përmbytur Kaliforninë, tani ka izoluar qytetin e Palm Springs.

Mëngjesin e së hënës, rrugët kryesore të qytetit ishin bllokuar për shkak të 8 cm shi. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë disa persona nga lumenjtë e rrëmbyer.

Tashmë kemi përmbytje në të gjitha rrugët. Nuk ka rrugëdalje nga Palm Springs si dhe as për thuajse të gjithë luginën e Coachella. Kemi ngecur”, tha majori Grace Garner në një intervistë. “Kjo është një situatë ekstreme”.

Deri më tani stuhia nuk ka shkaktuar vdekje apo lëndime në SHBA. 50.000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Një burrë në Meksikë vdiq nga përmbytja e makinës. Gadishulli i Baja California u përball me rrebeshe dhe erëra të forta me shpejtësi 119 km/h gjatë së dielës.

Stuhia i është drejtuar Nevadës ku banorët po përgatiten për reshje shiu që do të shënojnë shifra rekord.

LEXO EDHE: Nga SHBA në Europë, bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Si të mbrojmë banesën, biznesin dhe makinën tonë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat