9.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia e fuqishme godet Ballkanin/ Bosnje-Hercegovina në gjendje të jashtëzakonshme, mos prisni...

Stuhia e fuqishme godet Ballkanin/ Bosnje-Hercegovina në gjendje të jashtëzakonshme, mos prisni më tepër të siguroni pronën

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së 4 nëntorit dhe mëngjesin e 5 nëntorit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha  në Bosnje.

AFP njofton se në qytetin e Sarajevës janë përmbytur disa shtëpi ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj, duke bërë që disa shkolla të anulojnë mësimet.

Ekipet e zjarrfikësve në Kantonin e Sarajevës (një nga 10 kantonet e entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës) thanë se disa ndërtesa dhe shtëpi janë përmbytur nga ujërat.

Si rrjedhojë e situatës së përkeqësuar dhjetëra njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në periferi të Sarajevës, Otes dhe në qytetin Konjic, rreth 50 kilometra (30 milje) në jugperëndim të kryeqytetit.

Shiu nisi në orët e vona të së  enjtes ( 4 nëntor)  dhe parashikimet thonë se do të vazhdojë të bjerë deri të dielën, duke rritur frikën për një përsëritje të përmbytjeve rekord që preku rreth një të tretën e popullsisë në 2014.

Nuk dihet nëse do jetë edhe Shqipëria në listën e vendeve të rrezikuara nga reshjet dhe moti i keq. Por gjithsesi i nevojshëm është shmangia e shpenzimeve të tepërta dhe marrja e masave paraprake.

Kompania lider në tregun e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria është kujdesur gjithmonë që klientët e saj të jenë të sigurt në raste katastrofash natyrore.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:

Sigurimi i shtëpisë

Sigurimi i biznesit

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

Sigurimi KASKO

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat